LAJMI I FUNDIT:

Minatori i Bulqizës i zhdukur prej 21 ditësh

Minatori i Bulqizës i zhdukur prej 21 ditësh

Minatori Roland Dauti, punonjës i kompanisë ACR ka humbur gjurmët prej 21 ditësh.

26-vjeçari, nga fshati Vajkal, i cili prej disa vitesh ka qënë punonjës i ACR-së, u zhdukur dhe nuk ka asnjë të dhënë sa i takon destinacionit të tij, raportoi Ora News.

Familjarët iu drejtuan policisë, për të ditur për fatin e familjarit. Babai i 26- vjeçarit, tepër i shqetësuar, tha se “para 21 ditësh, pasi ka mbaruar protesta, djali ka mbërritur në banesë, ka lënë sendet personale dhe është larguar në drejtim të paditur.” /Telegrafi/