Pushteti lokal dhe ai qendror në Kosovë, po kritikohet nga përfaqësues të shoqërisë civile, se nuk janë duke bërë aq sa duhet për qytetarët e saj, të cilët kanë emigruar në vende të ndryshme të botës. Procedurat burokratike në pajisjen me dokumente civile, për të cilat këta qytetarë të Kosovës kanë nevojë, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, janë evidente.
Përveç kësaj, sipas tyre, shteti i Kosovës ende nuk ka krijuar lehtësira për investitorët potencial që vinë nga diaspora.
Arbëresha Loxha, analiste e Grupit për Studime Juridike e Politike, ka theksuar se ka interesim të madh të këtyre qytetarëve për të investuar në Kosovë, por që qeveria nuk është duke u treguar serioze në këtë drejtim.
“Përkundër faktit se ka interesim të madh të diasporës për të investuar në Kosovë, Qeveria e Kosovës si duket nuk e ka marrë seriozisht këtë. Është bërë shumë pak në këtë drejtim, më konkretisht Qeveria e Kosovës nuk ka pasur një strategji proaktive me të cilën do të krijonte parakushte apo mundësi përmes së cilave qytetarët tanë në diasporë do të vinin dhe do të investonin në Kosovë”, shprehet ajo.
Ajo thekson se barrierat administrative, korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit në Kosovë, janë pengesa më të mëdha për investitorët potencial të diasporës.
Të gjitha këto pengesa, shton Loxha, Qeveria e Kosovës duhet t’i eliminojë dhe investitorëve potencial të diasporës që vinë në Kosovë t’iu mundësohet që të krijojnë biznese të suksesshme. “Aktualisht nëse e shohim se çfarë ka bërë Qeveria është themelimi i Komisionit Ndërministror për promovimin e investimeve nga diaspora, e cila ka për qëllim që të krijojë politika të përbashkëta me të cilat do të promovonin mundësitë dhe përparësitë e të bërit biznes për investitorët nga diaspora”, shton ajo.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se janë rreth 700 mijë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, shumica prej tyre në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lorik Pustina, udhëheqës i Divizionit për Komunikim në Ministrinë e Diasporës, ka theksuar se janë duke punuar në vazhdimësi me autoritetet kompetente për nevojat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit. “Ministri i Diasporës Valon Murati, në maj të këtij viti ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me të gjitha komunat e Kosovës dhe ka kërkuar që bashkatdhetarët të kenë një qasje më të shpejtë sa i përket procedurave administrative në nxjerrën e dokumenteve civile. Procedurat administrative nëpër komunat e Kosovës dhe në Agjencionin e Regjistrimit Civil janë duke u kryer në mënyrë të shpejtë”.
Ndërkaq, sa i përket lehtësirave për investitorët potencial nga diaspora, Pustina ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka miratuar një pako të lehtësirave fiskale për investitorëve që vijnë nga diaspora dhe se pritet zbatimi i saj.
“Pra kemi të bëjmë me lehtësira tatimore dhe fiskale në rast të investimeve që kapin shuma të ndryshme prej 10 mijë euro e më lartë. Nëse një kompani investon dhe hap vende të punës atëherë ajo kompani do të ketë tatimin e hequr në importimin e lëndës së parë, makinerisë së rëndë, uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe një varg lehtësirash tjera”, sqaron Pustina.
Ndërkohë, gjatë muajve të verës nuk kanë munguar aktivitet kulturore për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit e të cilët kanë ardhur për pushime në Kosovë.
Janë mbi 200 aktivitete kulturore, artistike dhe sportive, të cilat, kanë nisur me 17 qershor dhe do të përfundojnë me 3 shtator.
Qytetarët e Kosovës të cilët kanë emigruar në vende të ndryshme të botës, kanë ndihmuar vendin e tyre për vite me radhë.
Dërgesat e emigrantëve kosovarë që në vit arrijnë shifrën e gjysmë miliardë euro, vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania