LAJMI I FUNDIT:

Milan, kreu një pikë larg

Milan, kreu një pikë larg

Milani ka arritur të sigurojë tre pikë të mëdha, në mënyrë sensacionale ndaj Chievos në San Siro në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 28-të në Serie A.

Milani ishte skuadra më e mirë në të gjitha statistikat. Rossonerët ishin tejet të rrezikshëm përgjatë 90 minutave, por taktika e përdorur nga trajneri i Chievos doli të jetë pjesërisht e suksesshme.

As edhe hyrja në lojë e Pippo Inzaghit në minutën e 57 nuk kreu punë për Rossonerët. Hero përsëri doli të ishte holandezi Clarence Seedorfm i cili shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutat shtesë (90+1) duke rritur maksimalisht gjasat e Rossonerëve për titull pas atij goli të fitores.

Milani me këtë fitore ka 58 pikë, një më pak se Interi që gjendet në pozitën e parë në tabelën e Seris A. /Telegrafi/