Zgjerimi i venave ndodh për shkaqe të ndryshme. Tani do të bëjmë fjalë për heqjen e venave të vogla mavi dhe të kuqe, që ngjajnë si njolla bojëshkrimi dhe shfaqen në anën e brendshme apo të jashtme të kofshëve apo të kërcirit.
Varikoza është problem krejt tjetër: vena të mëdha të je gëzuara dhe të fryra. Kjo metodë nuk bën për varikozen.
Përfytyrojeni venën si një kolonë të mbushur me gjak. Sa më poshtë tabanit, aq më e madhe është trysnia. Këmbët ndodhen në pjesën më të poshtme të trupit, prandaj enë të veçanta të gjakut thjesht nuk e durojnë tensionin. Enët më të holla, që nuk shihen me sy të lirë fryhen deri në përmasa ;a shihen dhe dalin në sipërfaqen e lëkurës.
Nëse ju shfaqen enë të çara me siguri fajin e ka prirja gjenetike. Merrni masa profilaksie: kur ju duhet të rrini për një kohë të gjatë ulur apo në këmbë, ndërrojeni sa më shpesh pozicionin, për të stimuluar qarkullimin e gjakut. Blini geta mbajtëse dhe mos u druani t’i mbani; ato ngjajnë si getat e zakonshme.
Gjatë mikroskleroterapisë në çdo venë bëhet injeksion në preparat, i cili tapos enën e gjakut. Për të arritur rezultat të mirë duhet një llambë me dritë të polarizuar dhe zmadhim të fortë, për t’u bindur, që preparati është futur në venë, ndryshe mund të dalim bosh dhe të mos e pikasim.
Gjatë gjashtë javëve pas procedurës prisni përmirësime deri në 70-80 për qind, transmeton Telegrafi. Dy javët e para mund të ketë mavijosje, skuqje dhe fryrje. Efektet anësore janë shumë të rralla. Nganjëherë mund të shfaqen njolla të vogla .ë murrme si të bëra me laps, por në krahasim me venat e plasura ato bien më pak në sy dhe brenda vitit duhet të zbehen. Pacientët, tek të cilët është shfaqur një ndërlikim i tillë, thonë se është më mirë të kesh njollëza të murrme, se vena të frikshme të plasura.
Një dukuri më e rrallë është pigmentimi ngjyrë kafe e hapur, një rrjetëz e hollë enësh të vogla, që ngjan si njollë mavi. Zakonisht ajo zhduket pas 3-6 muaj, por në rastin e skajshëm mund të largohet me injeksione ose laser. Shumë rrallë formohet një shenjë e vogël e zbehtë, që zgjat 6-12 muaj.
Këshilla
* Nëse shumë shpejt pas kurirnit shfaqen raste të përsëritura, shkaku mund të jetë zgjerimi varikoz i venave. Në fillim duhet të heqim venat e mëdha varikoze, pastaj të merremi me të voglat. Varikoza mund të provokojë shfaqjen e venave të vogla
* Zgjidhni një mjek, i cili e bën operacionin me llambë me dritë të polarizuar dhe me zmadhim; kjo ndihmon të ndiqni më mirë ecurinë e procedurës.
* Gjatë dy javëve pas procedurës shmangni veprimtarinë fizike dhe tejngrohjen (banjat e diellit, saunën, vaskën e nxehtë). Nuk duhet të provokoni qarkullimin tepër aktiv të gjakut.
* Ne i rekomandojmë pacientëve të veshin geta mbajtëse gjatë 1-2 javë pas kurimit. Efektiviteti i tyre ende nuk është provuar. Por ka një mundësi, që ato ta përshpejtojnë shërimin. Gjithsesi, ato nuk sjellin ndonjë dëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

Pesë gabimet që bëjnë shumë njerëz pas ngrënies së vaktit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri