Aktiviteti i sektorit mikrofinanciar vazhdon me trendin e rritjes së kapitalit. Sipas të dhënave të fundit të publikuara në raportin e stabilitetit financiarë të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nëgjashtëmujorin e parë të vitit 2014 , vlera e aseteve të sektorit mikrofinanciar ishte 113.1 milionë euro, që paraqet rritje vjetore prej 0.2 për qind, ndërsa aplikuan norma të interesit në kredi 25.3 për qind.
Për këtë periudhë kohore kanë realizuar profit prej 13.6 mijë euro, që paraqet një përmirësim të pozicionit financiar krahasuar me humbjen prej 572.5 mijë euro të shënuar deri në qershor 2013. Mungesa e legjislacionit ka bërë që këto institucione të zgjerojnë veprimtarinë e tyre pa pasur ndonjë problem. Kjo pasi ligji për rregullimin e tyre ende nuk është hartuar. Nuk dihet nëse Qeveria do të hartoj këtë ligj apo i mbetet Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa të hartoj ligjin për institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jo bankare.
Sipas nënkryetares së komisionit për buxhet dhe financa, Safete Hadërgjonaj, nëse Qeveria nuk e harton këtë ligj , atëherë i mbetet Komisionit për Buxhet dhe Financa të nisë iniciativën për rregullimin e kësaj problematike.Ky vakum ligjor ka bërë që profiti i këtyre OJQ mikrofinanciare të rritet në masë të madhe, madje aplikimi i normave të interes është më i lartë se sa ai i bankave komerciale.
Bazuar në të dhënat e BQK-së, del se për dallim nga sektori bankar, ku bujqësia paraqet sektorin me qasjen më të ulët në kreditim, sektori i institucioneve financiare vërehet të ketë bujqësinë njërin ndër sektorët më të favorizuar për kreditim. “Në qershor 2014, kreditë e lëshuara për sektorin e bujqësisë kishin pjesëmarrje prej 27.8 për qind të kredive të lëshuara për sektorë ekonomik. Pjesa tjetër e kredive është destinuar për ndërtimtari dhe industri e energjetikë “, thuhet në raportin e BQK-së.
Ndërsa normat mesatare të interesit për kreditë e IMF-ve, sipas vlerësimeve të BQK-së,vazhdojnë të jenë dukshëm më të larta krahasuar me normat e aplikuara nga sektori bankar. Norma mesatare e interesit në kreditë e IMF-ve, në qershor 2014, ishte 25.2 për qind . “Norma e interesit në kredi për ekonomitë familjare arriti në 25.3 për qind nga 25.6 për qind sa ishte në qershor 2013. Ndërsa, norma e interesit në kredi për korporatat jo financiare u rrit në 24.6 për qind nga 20.8 sa ishte në qershor 2013. Sipas veprimtarive ekonomike, norma e interesit për bujqësi u zvogëlua në 25.6 për qind në qershor 2014. Sektorët e industrisë dhe shërbimeve kanë shënuar rritje të normave të interesit të cilat në qershor 2014 ishin 22.4 për qind, përkatësisht 26.1 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së.
Tentimi për t’i shndërruar IMF-të në sistem të rregullt bankar përmes ligjit ka dështuar, kjo për shkak se Gjykata Kushtetuese me një vendim ka hedhur poshtë amendamentet të cilat i mundësonin aktivitetin e tyre nga OJQ në banka. Legjislativi i kaluar nuk ka arritur të përfundoj hartimin e ligjit për institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jo bankare.
Deputetja Safete Hadërgjonaj në një prononcim për “Kosovapress” përmes linjës telefonike, ka thënë se nëse Qeveria nuk e harton ligjin, atëherë i mbetet Komisionit për Buxhet të nis hartimin e saj. “Prapë ky sektor mbetet i pa rregulluar, ne në mandatin e kaluar si komision kemi marrë një iniciativë që të hartojmë ligjin në bashkëpunim me BQK-në dhe kemi pas hartuar një draft që ka të bëjë me rregullimin e kësaj problematike, mirëpo me përfundimin e punës së kuvendit është ndërprerë puna. Tash varet se a do të marrë komisioni një iniciativë të tillë apo do të presim që ligji të na vijë nga Qeveria”, ka thënë Hadërgonaj.
Ndryshe, struktura e sektorit të institucioneve mikrofinanciare vazhdon të dominohet nga kompanitë me pronësi të huaj, asetet e të cilave përbëjnë 92.1 për qind të gjithsej aseteve të sektorit. Sipas të dhënave të BQK-së, në qershor 2014, në Kosovë operuan gjithsej 84 institucione financiare, pjesa më e madhe e të cilave përbëhet nga institucionet mikrofinanciare dhe ndihmësit financiar. Gjatë gjashtëmujorit të parë të viti 2014, u licencua edhe një bankë me kapital të huaj, duke çuar numrin e bankave të licencuara në Kosovë në dhjetë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Trump njoftoi tarifat e BE-së dhe Kinës - kështu kanë reaguar bursat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar