Nuk e kanë aftësinë e të pamurit, mirëpo disa kanë përgatitjen e duhur për një të ardhme të ndritshme.Ligji ua siguron të drejtën e punës, por prapë për ata është e vështirë gjetjen e një vendi të punës.
Nga 5 mijë, sa janë të anëtarësuar në Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, një numër i tyre me arsimin të lartë, vetëm 30 të verbër në tërë territorin e Kosovës, tashmë kanë një vend pune.
Shkaktari kryesor i mos-punësimit të të verbërve po konsiderohet moszbatimi i ligjit për aftësim dhe punësim për personat me aftësi të kufizuara, i cili parasheh që institucionet publike të punësojnë 1 person me aftësi të kufizuara deri në çdo 50 persona të punësuar.
Në këtë kategori hynë edhe personat e verbër. Në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Bujar Kadriu tregoi për vështirësitë që hasin të verbrit në Kosovë për të gjetur një vend pune.
Vështirës që të verbëritë të gjejnë një vend pune, sipas Kadriut është se një numër i tyre nuk kanë përgatitje të lartë arsimore. Por sipas tij, aktualisht në Universitetin e Prishtinës janë duke studiuar 6 persona të verbër, ndërsa, ekziston një numër që kanë kryer shkollimin e lartë, mirëpo prapë e kanë të vështirë të gjejnë punë.
Ai shtoi se në tërë territorin e vendit numri i të verbërve të punësuarve nuk është mbi 30.
“Shumica e këtyre personave do të thotë kanë përgatitje të ulët, duke përfshirë shkollën fillore dhe të mesme. Një numër bukur i mirë, sidomos pas luftës në Kosovë ka marrë hov edukimi dhe arsimimi në nivelin superior. Qysh nga pas lufta e deri tani në Universitetin e Prishtinës kanë kaluar rreth 50 persona të verbër që kanë përfunduar studimet e ndryshme në fusha të ndryshme… Sa i përket numrit të punësuarve, ky numër është shumë simbolik, nuk di përafërsisht po mund të them me përgjegjësi të plotë se nuk janë mbi 30 persona të punësuar në tërë territorin e vendit, duke përfshirë institucionet e vendit e shumë pak nëinstitucionet private, 90 për qind e tyre janë të punësuar nëpër institucionet publike”, tha ai.
Shkaktarë për këtë numër të ultë të të verbërve të punësuar, sipas Kadriut, është moszbatimi i ligjit për aftësim dhe punësim për personat me aftësi të kufizuara, si dhe paragjykimet dhe steriotipet në shoqërinë kosovare.
“Shkaktari kryesor është moszbatueshmëria e ligjit, vetëdija e ulët e institucioneve, vetëdija e ulët e kompanive publike dhe atyre private. Thjeshtë mosrespektimi i ligjit, paragjykimi për shkak të aftësisë së kufizuar dhe mund të them ndoshta edhe një mos përgatitje e mjaftuar e vetë personave me aftësi të kufizuara për ato që janë nevoja të tregut të punës. Edhe pse të personat e verbër ka njerëz që kanë përgatitje të nd ryshme superiore profesionale, duke përfshirë edhe gradat e ndryshme shkencore të fushave të ndryshme. Por fatkeqësia më e madhe është se edhe pse këta persona kanë grada të ndryshme shkencore, problemi është thjeshtë se e kanë shumë vështirë të gjejnë punë për shumë arsye, moszbatueshmëria e ligjit, steriotipet që janë ndaj këtyre njerëzve dhe barriera të ndryshme që krijohen ndaj këtyre personave dhe padyshim që ndoshta i pamundësohettë jetë pjesë aktive e tregut të punës”, tha ai.
Në mënyrë që të verbërit, si dhe kategoritë e tjera të personave me aftësi të kufizuara ta kenë më të lehtë të gjejnë një vend pune, sipas Kadriut, Shoqata e të Verbërve të Kosovës dhe shoqatat tjera të personave me aftësi të kufizuara, së bashku me institucionet e vendit janë duke punuar për ndryshim të ligjit për aftësim dhe riaftësim profesional.
Ai gjithashtu tha se në Kosovë do të themelohet një fond i cili do të përdorët për aftësim dhe riaftësim të personave me aftësi të kufizuar nga cili do të përfitojnë edhe personat e verbër.
Sipas tij, ky fond do të menaxhohet nga Ministria e Mirëqenies dhe Punës Sociale dhe Ministria e Financave.
“Do të themelohet një fond që do të menaxhohet nga MPMS -ja dhe MF dhe të gjithë ata që nuk kanë mundësi apo për një arsyeje tjetër, nuk mund ta kenë persona me aftësi të kufizuara, kompanitë e ndryshme, ata janë të obliguar që të derdhin një fond i cili ende nuk është përcaktuar, mendoj se do të përcaktohet me udhëzim administrativ. Ai fond do të përdoret drejtpërdrejt për aftësim dhe riaftësim profesional të personave me aftësi të kufizuar, nënkupton që ata thjeshtë të jenë të gatshëm t’i përshtaten nevojave të tregut të punës dhe ai do të përdoret drejtpërdrejt për atë qëllim”, tha ai.
Mirëpo punësimi i të verbërve, Kadriu e konsideroi obligim të komunitetit në bashkëpunim me ministritë dhe shoqërinë civile.
“Nuk mendoj që është obligim vetëm i institucioneve, mendoj që është obligim i vetë komunitetit i cili duhet të vetëdijesohet që thjeshtë t’i përkushtojë një rëndësi shumë më të madhe aftësimit profesional, edukimit profesional apo mundësive të tjera të cilat praktikisht sot vetëm se ekzistojnë. Në qoftë se ministritë, shoqatat e personave me aftësi të kufizuara, shoqëria civile në përgjithësi mobilizohen duke marrë parasysh planin konkret të veprimit. Mendoj që do të jetë në rritje punësimi i personave të verbër, në këtë rast në institucionet”, tha ai.
Ndërkaq, Shoqata e të Verbërve të Kosovës ditë më parë botoi revistën e parë për të verbër e titulluar “Syri Ynë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025