LAJMI I FUNDIT:

Mijëra protestues në rrugët e qyteteve të SHBA-së kundër fitores së Trump

Mijëra protestues në rrugët e qyteteve të SHBA-së kundër fitores së Trump

Mijëra vetë kanë protestuar kundër zgjedhjes së papritur të Donald Trumpit për president, në qytetet gjithandej SHBA-së, filluar nga Boston e deri të Los Angeles, më 9 nëntor.

Kryesisht paqësorë, protestuesit kanë penguar trafikun, kanë mbajtur pankarta kundër Trumpit dhe kanë brohoritur kundër zotimeve të manjatit të patundshmërive për të goditur imigrantët, myslimanët dhe grupet e tjera pakicë.


Në New York, mijëra protestues dolën në rrugë në qendër të Manhattan dhe marshuan drejt Kullës Trump, shtëpisë së Trump në Bulevardin e pestë. Qindra të tjerë u mblodhën në parkun e Manhattanit dhe brohoritën “Jo presidenti im”.

Në Chicago, rreth 1.800 njerëz u mblodhën para Hotelit Trump International dhe Kullës së tij dhe brohoritën “Jo Trump! Jo KKK! Jo SHBA-së raciste”.

Në Boston, mijëra protestues anti-Trump ecën drejt qendrës, duke brohoritur “Trumpi është racist” dhe mbajtën shenja me të cilën kërkohej “hetim për Trump” dhe “pezullim të Kolegjit Elektoral”.

Në Seattle policia tha se iu përgjigj të shtënave me pasoja në njerëz në afërsi të skenës së protestave anti-Trump. Policia tha se të shtënat nuk kishin lidhje me demonstratat, raporton Evropa e Lirë.

Protestat u përqendruan në qytetet përreth brigjeve që votuan me shumicë për rivalen demokrate të Trumpit, për Hillary Clintonin, por gjithashtu u zhvilluan edh enë bastionet e Trumpit në perëndim dhe jug si Richmond, Virginia, Omaha, Nebraska dhe Kansas City.

Në Austin, kryeqytetin e Texasit, rreth 400 njerëz marshuan në rrugët e qytetit, tha policia.

Protestat u zhvilluan kundër Trumpit për shkak të zotimit të tij që të ndërtonte një mur përgjatë kufirit me Meksikën për të parandaluar imigrantët që të hyjnë në SHBA në mënyrë të paligjshme.

Marshuesit brohoritën dhe mbajtën pankarta përpara Hotelit Trump International në Washington DC. Një grup tjetër qëndroi përpara Shtëpisë së Bardhë. Ata mbanin qirinj, dëgjuan fjalime dhe kënduan këngë.

Protestuesit në Universitetin Amerikan të Washingtonit, dogjën flamujt amerikanë në kampus.

Qindra u mblodhën në Philadelphia, Boston dhe Portland, Oregon dhe organizatorët thanë se po përgatisnin protesta në San Francisco, Los Angeles dhe Oakland, California, më 10 nëntor.

Fushata e Trumpit nuk u përgjigj menjëherë. Trump tha, në fjalimin e tij të fitores, se ai do të jetë President për të gjithë amerikanët dhe shtoi se: “Është koha që të bëhemi bashkë si një komb i bashkuar”.

Më herët gjatë këtij muaji, fushata e tij kundërshtoi mbështetjen e një gazete Ku Klux Klan dhe tha se “zoti Trump dhe fushata e tij kundërshtojnë urrejtjen e çdo lloji”.

Më 9 nëntor, rreth 1500 studentë dhe arsimtarë u mblodhën në oborrin Shkollës së Lartë Berkeley dhe marshuan drejt kampusit të Universitetit Californbia në Berkeley, një parajsë për liberalët në San Francisco.

Mijëra studentë të shkollave të larta dhe universiteteve gjithashtu marshuan në protesta në Seattle, Phoenix, Los Angeles dhe tri qytetet e tjera – Oakland, Richmond and El Cerrito.

Grupi prej 300 nxënësve të shkollave, kryesisht latinë, dolën nga orët e mësimit në Los Angeles dhe marshuan deri tek ndërtesa e komunës, ku zhvilluan një tubim të zhurmshëm.

Duke brohoritur në gjuhën spanjolle: “Populli bashkuar asnjë nuk mund të mundet” grupi mbajti pankarta me sloganet si “Jo mbështetjes së Racizmit. Jo Presidenti im” dhe “Imigrantët e bëjnë Amerikën madhështore”.

Shumica e studentëve janë anëtarë të gjeneratës së “Ëndërrimtarëve”, fëmijë – prindërit e të cilëve i sollën në SHBA në mënyrë të paligjshme dhe të cilët druajnë nga deportimi nën administratën e Trumpit, thonë zyrtarë të shkollave.

Demonstratat erdhën pas një nate të protestave në rajonin e San Franciscos dhe gjithandej në vend në kundërshtim të fitores së Trumpit ndaj Clinton, që u favorizua.

Në të vetmin rast të dhunës së njoftuar, demonstruesit thyen xhamat e një dyqani dhe dogjën plehrat dhe gomat më 8 nëntor në Oakland. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori