LAJMI I FUNDIT:

Migrena e rrezikshme për shtatzënat

Migrena e rrezikshme për shtatzënat

Femrat të cilat kanë rregullisht kokëdhimbje migrenoze janë të rrezikuara që të pësojnë goditje në tru gjatë shtatzënisë, paralajmëron një studim i ri.

Llogaritet se 26% e femrave në moshë reproduktive kanë migrenë, prandaj hulumtuesit pranë universitete amerikane, Wake Fores, North Carolina dhe Duke, kanë analizuar ndikimin e migrenës te shtatzënat.

Në këtë studim janë analizuar të dhënat e grumbulluara nga afër 34.000 femra, të cilat gjatë periudhës 2000-2003 ishin diagnostikuar me migrenë.

Rezultatet kanë treguar se femrat të cilat gjatë shtatzënisë kanë migrenë, janë 15 herë më të rrezikuara për të pësuar goditje në tru, pavarësisht se a kanë ose jo pre-eklampsi (rritja e shtypjes së gjakut gjatë shtatzënisë), e cila është një tjetër sëmundje që rrezikon goditjen në tru.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori