LAJMI I FUNDIT:

Microsoft: PC tabletat, modë kalimtare

Microsoft: PC tabletat, modë kalimtare

Drejtori teknik dhe lideri strategjik i Microsoft, Craig Mundie, ka deklaruar në Australi se nuk është i sigurt nëse kompjuterët tableta do të kenë qëndrueshmëri në treg.

Sydney Morning Herald shkruan se Mundie ka thënë se nuk e di se sa të qëndrueshëm do të jenë PC tabletat me ekrane të mëdha, ndërsa u jep përparësi më shumë telefonave të mençur dhe laptopëve, ndërkaq PC tabletat i ka quajtur diçka në mes që vështirë se do t’i rezistojnë kohës.

Ky duket të jetë një qëndrim kontrovers ose i qëllimshëm i drejtuesve të Microsoft, përballë një kategorie kompjuterësh, të cilët kanë filluar të thyejnë monopolin shumëvjeçar të Microsoft, të cilin ia kishin mundësuar Windows-ët.

Përkundër kësaj deklarate, sipas Business Insider, Microsoft është duke punuar intensivisht në zhvillimin e Windows 8, version i cili do të ketë mbështetje më të mirë për PC tableta, megjithatë ky sistem operativ nuk do të jetë i gatshëm deri në fund të vitit 2012, ashtu që Apple do të jetë dy vjet në përparësi.


Të mos përmendin edhe një numër të madh kompjuterësh tableta që këtë vit e kanë okupuar tregun (siç janë PlayBook nga RIM, Touchpad i HP dhe PC tabletat e bazuar në Androidin e Google)- ndërsa asnjëri prej tyre nuk funksionon me Windows. /Telegrafi/