LAJMI I FUNDIT:

Metoda të reja për diagnostikimin e kancerit të gjirit

Metoda të reja për diagnostikimin e kancerit të gjirit

Një teknikë eksperimentale mund të bëjë një ditë të ulet numri i femrave me kancer në gji që i nënshtrohen biopsisë së gjirit për diagnostikimin e kancerit. Biopsitë kryhen kur mamogramet dhe ultratingujt nuk arrijnë të përcaktojnë nëse një gungë në gji është apo jo tumor kanceroz.

Shumica e këtyre biopsive nuk arrijnë ta gjejnë kancerin, dhe si rrjedhim femrat kalojnë nëpër një proces që sjell stres dhe shpenzime të panevojshme.

Shkencëtarët në Universitetin i Konektikatit morën në shqyrtim178 gra, që iu nënshtruan skanimit duke përdorur një kombinim të ultratingujve dhe dritës infra të kuqe.

Rrezet infra të kuqe u përdorën për të dalluar indet e shëndetshme nga ato kanceroze, sepse qelizat kanceroze janë më të ndejshme ndaj kësaj lloj drite.


Autorët e studimit thonë se kjo teknikë eksperimentale jo kirurgjike mund të ndihmojë radiologët për të vlerësuar tumoret me përmasa të vogla ose mesatare, që zbulohen me vështirësi me mënyra tradicionale diagnostikimi.

Megjithatë, nevojiten prova të tjera klinike para se kjo teknikë e re të përdoret gjerësisht në diagnostikimin e kancerit të gjirit. /VoA/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori