Nga: Anatol Lieven / The Guardian (titulli origjinal: The failed Wagner coup shows Vladimir Putin’s regime remains stubbornly strong)
Përkthimi: Telegrafi.com
Pjesa më e madhe e analizës perëndimore, për ngjarjet në Rusi të fundjavës së kaluar, kanë arritur në përfundimin se Vladimir Putini e tregoi dobësinë e vet duke e lejuar Jevgeni Prigozhinin dhe komandantët e tjerë të grupit Wagner që të nisen paqësisht për në Bjellorusi, dhe se anëtarët e rëndomtë do të bashkohen me ushtrinë ruse ose do të rrinë si pensionistë në shtëpitë e veta. Sigurisht, nëse realisht Putini do ta kishte shtypur me forcë revoltën dhe nëse do të kishte ekzekutuar udhëheqësit e saj, komentuesit do ta kishin përdorur këtë më shumë si dëshmi të brutalitetit dhe të mungesës së mëshirës, dhe ndoshta edhe të egërsisë dhe të dhunës së natyrshme në traditën kombëtare ruse.
Këto përfundime janë ngjyrosur nga mospëlqimi i kuptueshëm ndaj liderit rus, dhe ato nuk paraqesin analizë të matur dhe objektive. Në fakt, ndonëse Putin ishte padyshim përgjegjës për krijimin e sfondit të kësaj rrëmujë, duhet ta shqyrtojmë mundësinë se në atë fundjavë ai mirë i trajtoi gjërat. Në fjalimin drejtuar kombit, të shtunën në mëngjes, shfaqi këmbëngulje dhe vendosmëri. Putini e bëri të qartë se ai nuk e kishte ndërmend të dorëzohej ndaj kërkesave të Prigozhinit dhe se nëse ai dhe udhëheqësit e tjerë të Wagner-it do të vazhdonin me revoltën, do të akuzoheshin për tradhti (dhe, siç nënkuptohet, ndoshta do të ekzekutoheshin).
Meqenëse gjithashtu u bë shpejt e qartë se nuk do të kishte asnjë rebelim për mbështetjen ndaj Wagner-it, brenda ushtrisë së rregullt, Prigozhini u përball me zgjedhjen e një sulmi ndaj Moskës – gjë që me siguri do të kishte çuar në masakrën e njerëzve të vet dhe në vdekjen e tij ose në një dorëzim me kushte. Në këto rrethana, Putini nuk kishte asgjë për të fituar duke e kërkuar hakmarrjen e dhunshme e cila do të kishte vrarë një numër të madh të rusëve dhe që do ta minonte keq luftën e rusëve në Ukrainë. Kishte gjithçka për të fituar duke e treguar zemërgjerësinë. Në fund të fundit, ai fitoi.
Për më tepër, arsyeja kryesore se pse Putini nuk veproi shumë më shpejt për të shtypur Prigozhinin dhe për t’i dhënë fund grindjes së tij me komandën e lartë ruse, ishte pikërisht se për më shumë se një vit propaganda e brendshme ruse e kishte krijuar një imazh të luftëtarëve të Wagner-it – si heronj ushtarakë të Rusisë. Vrasja e tyre nuk do të kalonte mirë te rusët e zakonshëm.
Janë dy mësime më të mëdha nga ajo që ndodhi në Rusi gjatë fundjavës së kaluar. E para lidhet me historinë e gjatë të grushteve të shtetit, të kuazi-grushteve të shtetit dhe me rebelimet e elitës në mbarë botën. Një pjesë shumë e madhe e tyre nuk synonin të rrëzonin sundimtarin dhe të merrnin pushtetin suprem, dhe as ta çonin vendin në beteja. Përkundrazi, ishin demonstrata të armatosura si një ekuivalent i baronëve lokalë mesjetarë, që synonin t’i bënin presion monarkut që të “merrej me ankesat” duke shkarkuar baronët rivalë nga oborri mbretëror dhe duke ua dhënë disa pozicione fitimprurëse krerëve rebelë.
Nëse monarku ishte i palëkundur, në shumë raste baronët e përfshirë do të kërkonin falje, do të betoheshin për besnikëri ndaj mbretit, do të frenonin njerëzit e vet dhe për një kohë do të shkonin në mërgim. Nëse monarku dorëzohej, do t’i zmbrapsnin njerëzit e vet, do t’i fusnin në xhepa fitimet dhe do të betoheshin për besnikëri ndaj mbretit – megjithëse gjatë këtij procesi, siç tregojnë rastet e Eduardit II, Rikardit II dhe të tjerëve, monarku mund të ketë humbur goxha autoritet, aq sa përmbyset në një revoltë e mëvonshme dhe mbaron. Fundjavën e kaluar në Rusi, monarku qëndroi i palëkundur.
Mësimi tjetër lidhet me pengesat e thella në shoqërinë ruse kundër ushtarëve rusë që derdhin gjakun e rusëve të tjerë, gjë që nga ana tjetër lidhet me frikën e thellë të luftës civile dhe kaosit. Këto gjëra kanë rrënjë të vjetra në makthet e elitës për “revoltat ruse, të pakuptimta dhe të pamëshirshme”, siç i quante Pushkini; por edhe më shumë në kujtimet e trashëguara të pasojave të kobshme të Revolucionit Bolshevik të vitit 1917, dhe në anarkinë dhe mjerimin ekonomik të viteve 1990 që pasuan shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
Prandaj, fjalët e Putinit për vitin 1917, në fjalimin e tij të së shtunës, kanë një jehonë të madhe te shumë rusë: “Një goditje si kjo iu dha Rusisë në vitin 1917, kur vendi po luftonte në Luftën e Parë Botërore. Por, fitorja iu vodh: intrigat, grindjet dhe politikat pas shpinës së ushtrisë dhe kombit, u kthyen në trazirat më të mëdha, në shkatërrimin e ushtrisë dhe shembjen e shtetit dhe humbjen e territoreve të mëdha, gjë që përfundimisht çuan në tragjedinë e luftës civile … Nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”.
Ndoshta misteri i vetëm më i madh në lidhje me rënien e Bashkimit Sovjetik është se pse ushtria sovjetike nuk luftoi më fort dhe pse nuk vrau shumë njerëz në përpjekjen për ta mbajtur të bashkuar, dhe pse tentativa për puç kundër Mihail Gorbaçovit, në gushtin e vitit 1991, u refuzua nga shumica e forcave të armatosura dhe për këtë arsye ajo u shemb kaq shpejt. Këto aspekte të historisë ruse e japin një pjesë të përgjigjes për këtë mister.
Ngjarjet e kësaj fundjave konfirmuan se fati i regjimit të Putinit do të vendoset në radhë të parë jo nga komplotet brenda elitës ruse, por nga ajo që ndodh në fushën e betejës në Ukrainë. Nëse ushtria ruse mundet ta mbajë linjën e saj ekzistuese, Putini do ta pretendojë fitoren kundër asaj që ai e ka portretizuar me sukses te populli rus, si një përpjekje e bashkuar perëndimore për ta shkatërruar Rusinë.
Nëse ukrainasit ia dalin, atëherë Putini mund të detyrohet të japë dorëheqjen, por gjithashtu mund të përshkallëzohet drejt luftës bërthamore. Ndoshta, efekti më i rrezikshëm i goditjes ndaj prestigjit të Putinit, nga revolta e Wagner-it, mund të jetë se edhe pa fitoren në Ukrainë ai do të ndihet i detyruar të rivendosë imazhin e forcës duke u hakmarrë drejtpërdrejt kundër Perëndimit për mbështetjen ndaj Ukrainës. Në atë rast, rreziqet për regjimin e Putinit do të eklipsohen nga ato që paraqesin për njerëzimin në përgjithësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë