LAJMI I FUNDIT:

Mësimdhënësit kundër “Testit të performancës”

Mësimdhënësit kundër “Testit të performancës”

Paralajmërimin e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami për organizimin e “testit të performancës” për të gjithë mësimdhënësit e nivelit para-universitarë gjatë muajit tetor, këta të fundit po e kundërshtojnë fuqishëm.

Përfaqësuesi i mësimdhënësve, Rrahman Jashari, ka thënë se SBASHK-u është kundër këtij testi, pasi sipas tij, një testim i tillë i mësimdhënësve është degradim i diplomës dhe karrierës së tyre.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari është shprehur se mjaft janë bërë eksperimente me mësimdhënës.


Ai ka përmendur se në të kaluarën janë organizuar edhe trajnime tjera të ngjashme të cilat nuk kanë pasur sukses.

Por ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se do t’ua heq dilemat secilit mësimdhënës që nuk është i gatshëm për këtë test.

Sipas Bajramit, ky test është në interes të tyre dhe nuk ka të bëjë me matjen e njohurive apo kontestimin e diplomave të tyre.

“Askush nuk e konteston diplomën e mësimdhënësve, ky është një vlerësim kombëtar i performancës së përgjithshme të sistemit arsimor dhe i vendimmarrjes së nevojave për investime në trajnime të vazhdueshme për mësimdhënës sepse ne e kemi ndërtuar një sistem ku mësimdhënësi ndërton karrierën gjatë gjithë jetës, fillon me një pozitë dhe avancohet, avancohet jo vetëm me gradë të mësimdhënësit por edhe me pagë edhe me politikat e licencimit. Do t’i heqim keqkuptimet që aty-këtu po dëgjohen, qëllimet janë jashtëzakonisht të mira, qëllimet janë jashtëzakonisht pozitive, për të stimuluar dhe për të mbrojtur dhe për të afirmuar pozicionin e mësimdhënësit që është edhe një profesion i shenjt, do t’i heqim ato keqkuptime, nuk do të nxitohemi, ky nuk është një proces i mosbesimit ndaj mësimdhënësve apo një lloj fushate por ky është një proces shumë i përgjegjshëm për përmirësimin e sistemit arsimor”, ka deklaruar Bajrami.

Ministri u shpreh se nuk mund të kërkohet çdoherë vetëm nga nxënësit që të rritet cilësia në arsim por sipas tij duhet të bëhemi vetëkritik dhe të shihet se çka mësimdhënësit mund të bëjnë më shumë.

Reagimet e mësimdhënësve për bojkotimin e testit kanë ardhur pasi ministri Bajrami kishte deklaruar para një kohe se MASHT do ta organizojë një test kombëtar të performancës gjatë muajit tetor, ku të gjithë mësimdhënësit do t’i nënshtrohen këtij testi në mënyrë që të shihet gjendja në arsim.

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori