LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi rrënqethës i vajzës së Stefi Priftit për nënën e ndjerë

Mesazhi rrënqethës i vajzës së Stefi Priftit për nënën e ndjerë

Gjendja e rënduar e tashmë të ndjerës Maria Prifti, bashkëshortes së këngëtarit Stefi Prifti, kishte bërë që Stefi të linte vetëm vëllanë e tij Endrin në festivalin “Kënga Magjike” ku me një këngë kushtuar Marinës, ai u shpall fitues i vendit të dytë.

Marina, e cila ndërroi jetë në moshë të re pas një sëmundje të rëndë la pas bashkëshortin e saj dhe dy vajzat, transmeton Telegrafi.

Vajza e saj e madhe ka zgjedhur që përmes një statusi në rrjetet sociale bashkangjitur fotografisë së bashku me nënën e saj t’i kushtoj asaj një mesazh që ka prekur të gjithë.


E shtrenjta Nena ime ! Nuk gjej force per te besuar qe sdo me zgjoje me puthja jote , sdo degjoj me zerin tend , nuk do me bjere me telefoni nga numri jot , nuk do shijoj me gatimet e tua , sdo qeshim me bashke , sdo jesh ne koncertet e mia , sdo me bertasesh per te me treguar kush eshte e mire dhe kush eshte e keqe , sdo te shoh ty neper shpi , ty drita e syve te mi . Ti qe me dhe mua jeten qe me rrite me aq sakrifica , ti qe me plotesoje cdo teke timen te kote , ti qe sme mbaje kurre inat per asgje , ti qe me doje vetem te miren , ti qe luftove per mua deri ne momentin e fundit ! Per mua cdo gje eshte nje enderr nuk e besoj dot qe tani je nje engjell ! Me fale nje moter qe te premtova qe do mundohem ta rris ashtu si ti me rrite mua , do mundohem te jem sa gjysma jote Marinka ime , motra ime , shoqja ime e ngushte !

Ti luftove per ne si nje heroine ! Ti luftove me semundjen pa u ankuar njeher nga dhimbjet ! Fjalet e mia nuk do jene kurre te mjaftueshme per te te shprehur ty falenderimet dhe dashurine . Jam krenare qe ti je mami im , engjelli im mbrojtes . Jam krenare per ty o heroina jone qe vuajtjes i vure heshtje . Ti besove deri ne fund dhe me the Maria mos qaj mami do jet me ty gjithmon ! Ti ishe me e mir nga te gjith ne , njeriu perfekt njeriu pa mekate , njeriu qe diti vetem te jap dashuri ! Sa e padrejte u tregua jeta per ty mami im e shtrenjte . Per ne per babin per joanen per mua … Une nuk e dija ca do te thot te vuash , nuk e dija ca jane lotet e vertet … Nena ime ti prehesh tani ne paqe bashke me gjysmen e shpirtit tim qe eshte me ty duke te perqafuar duke ndjere aromen tende .
Ju falenderoj te gjitheve ju qe me keni derguar ngushellime te pafundme dhe uroj qe asnjeri mos ket humbje te tilla ne jete . Rrini sa me shum me prinderit tuaj , mos i merzisni ata , mos u ankoni per gjera pa vlere , mos ju bertisni , ata kane gjithmon te drejte . Puthini nenat tuaja cdo dite thojini sa i doni , se ndoshta nje dite do i kerkoni si te marre dhe e vetmja gje qe do keni eshte nje kujtim” (sic), ka shkruar në “Facebook” Marina. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, të martën kumtohet masa ndëshkuese nga Vëllai i Madh

Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, të martën kumtohet masa ndëshkuese nga Vëllai i Madh

Magazina
Nxjerr faktet e incizimet - ish menaxheri flet pas akuzës së Gjestit: Kam investuar në të 150 mijë euro

Nxjerr faktet e incizimet - ish menaxheri flet pas akuzës së Gjestit: Kam investuar në të 150 mijë euro

Magazina
Jozi për Gjestin: Veç ta shaj nga familja, nuk merr vesh me fjalë

Jozi për Gjestin: Veç ta shaj nga familja, nuk merr vesh me fjalë

Magazina
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë

Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë

Magazina
Redoni për Eglin: Nuk e di nëse është dashuri, do ta pres jashtë

Redoni për Eglin: Nuk e di nëse është dashuri, do ta pres jashtë

Magazina
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë

Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë

Magazina
Kalo në kategori