LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi prekës i Travoltës për të birin e humbur

Mesazhi prekës i Travoltës për të birin e humbur

Në përvjetorin e 7-të të ndarjes nga jeta të djalit të tij, Jeff, aktori John Travolta ka shkruar një mesazh shumë prekës dedikuar të birit, por dhe një apel për të gjithë ne.

Ylli i filmit “The Grease” kaloi një periudhë të vështirë pas vdekjes së djalit të tij të madh, i cili vuante nga autizmi, pas një aksidenti në dush në janar të vitit 2009.

Mesazhi prekës që ai i kushtoi të birit në këtë përvjetor, nis me: “Thonë që gjëja më e vështirë në botë është humbja e një prindëri. Tani mund të them që nuk është e vërtetë. Humbja e një fëmije, është gjëja e më e vështirë. Humbja e dikujt që ti e ke parë të rritet dita-ditës përpara teje. Dikujt që ti i ke mësuar si të ecësh dhe të flasësh. Dikujt që ti i ke mësuar si të dashurojë. Është gjëja më e këqe që mund t’i ndodhë dikujt.”


Më pas ia vijon: “Ai solli kaq shumë gëzim në jetën time. Ishte gjithçka për mua. Në ato16 vite kur isha babai yt, mësova të dashuroj pa kushte. Duhet të jemi mirënjohës për fëmijët tani, e ata të jenë mirënjohës për prindërit. Sepse jeta është shumë e shkurtër”.

“Kaloni kohë me prindërit tuaj dhe ju prindër kaloni sa më shumë kohë me fëmijët tuaj. Sillini mirë me ta sepse një ditë kur të ngrini sytë nga telefoni juaj, ata nuk do të jenë aty”.

“Ajo që kam mësuar në të vërtetë është që jetoni dhe dashuroni çdo ditë si të jetë e fundit, sepse një ditë do të jetë në të vërtetë”, e ka përmbyllur mesazhin e tij prekës aktori.

Ndërkohë që fjalët e tij janë shpërndarë me mijra herë në rrjetet sociale dhe janë kthyer në një burim frymëzimi për shumë njerëz./Tvklan/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk pajtohet me faktin që nuk ndodhet në shtëpi, Xheneta kërkon sinjal nga Gjesti për të kuptuar nëse është mirë

Nuk pajtohet me faktin që nuk ndodhet në shtëpi, Xheneta kërkon sinjal nga Gjesti për të kuptuar nëse është mirë

Magazina
Nxjerr faktet e incizimet - ish menaxheri flet pas akuzës së Gjestit: Kam investuar në të 150 mijë euro

Nxjerr faktet e incizimet - ish menaxheri flet pas akuzës së Gjestit: Kam investuar në të 150 mijë euro

Magazina
Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, të martën kumtohet masa ndëshkuese nga Vëllai i Madh

Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, të martën kumtohet masa ndëshkuese nga Vëllai i Madh

Magazina
Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother

Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother

Magazina
Jozi për Gjestin: Veç ta shaj nga familja, nuk merr vesh me fjalë

Jozi për Gjestin: Veç ta shaj nga familja, nuk merr vesh me fjalë

Magazina
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë

Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë

Magazina
Kalo në kategori