Mes dy zjarresh!
Dy shtetet e Ballkanit Perëndimor, Kosova dhe Serbia, akoma s’kanë arritur njohjet reciproke. Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës nga ana e vet, ndërsa Republika e Kosovës vazhdon t’i injorojë institucionet paralele serbe, që veprojnë posaçërisht në pjesën veriore saj.
Ndonëse e kaluara e afërt solli përfundimin e luftës në mes këtyre dy shteteve, prapë se prapë marrëdhëniet në mes Prishtinës dhe Beogradit janë të brishta. Serbia akoma vazhdon t’i bojkotojë institucionet kosovare në veri të Kosovës, duke mohuar sovranitetin e saj dhe duke i përcjellë probleme në vazhdën e njohjeve ndërkombëtare të mëvetësisë së shtetit më të ri në botë.
Jo shumë vonë në vite, nga insistimet e shumta – si nga ana e SHBA-ve, po ashtu edhe nga BE – Serbia nisi një dialog, i ashtuquajtur "dialog teknik" me Kosovën. Me pak rezultate pozitive, sidomos për Kosovën, sot ky dialog pritet të vazhdohet në sferën politike, gjë që do ta dëmtonte akoma më shumë shtetin kosovar.
Kosova, edhe pse gëzon përkrahje të shumë fuqive botërore, sikur SHBA-të, Gjermania, Turqia, etj., akoma është impotente në shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e vet të përcaktuar ndërkombëtarisht.
Ditëve të fundit po flitet se shteti Serb do të organizojë një Referendum me qytetarët e vet, lidhur me çështjen se në çfarë drejtimi do të shkojë shteti serb: të zgjedh BE-në si alternativë, apo Kosovën.
Një gjë të tillë Serbia nuk e ka problem, ngase me Referendumin ajo do të manipulojë si të dojë, ashtu sikur manipulohen rezultatet e zgjedhjeve në shumë shtete ballkanike. Dhe, prapë nuk do të vendos populli, por do të vendosin persona të veçantë, duke marrë barrën në shpinën e tyre.
Shqetësimin rreth çështjes së Referendumit, i cili mendohet se do të mbahet në tetor të këtij viti, e kanë shfaqur haptas shqiptarët që jetojnë aktualisht në jug të Serbisë.
Gjatë marsit të vitit 1992, shqiptarët e Luginës së Preshevës, e mbajtën një Referendum, duke e shprehur vullnetin e tyre politik për bashkimin me Kosovën, si pjesë integrale të së cilës kanë qenë historikisht. Spektri politik shqiptar i Luginës së Preshevës e ka ngrirë këtë vullnet politik, për ta përdorur vetëm gjatë fushatës elektorale, ose hartimit të ndonjë Platforme politike. Po sikur të realizohet Referendumi në Serbi, me pyetjen se kah do të shkojë Serbia: në Kosovë, apo në BE, atëherë si do të deklarohen shqiptarët e Luginës së Preshevës?
Mbesim me shpresën se përgjigjen për këtë pyetje do ta marrim së pari nga shteti amë Shqipëria, që kurrë s’u interesua për bërthamën shqiptare në Serbi. Pastaj, duke kërkuar përgjigje edhe nga autoritet kosovare, të cilët përsërisin gabimin e Shqipërisë. E pastaj edhe nga faktori politik shqiptar që vepron në Luginë, i cili është i ngrirë në aspektet mbarëkombëtare.
Për një proces të tillë fjalën duhet ta japin këta faktorë relevantë, me këshillimin se si të veprojnë shqiptarët e jugut të Serbisë, të cilët kanë dëshirë ta quajnë veten herë Kosovë-Lindore e herë Luginë e Preshevës.
Ta bojkotojnë ose të dalin në Referendum, këtu qëndron çështja? Mes dy zjarresh! Shqiptarët e Luginës së Preshevës të votojnë për Serbinë, kur dihet se shumë procese në këtë shtet ata i kanë bojkotuar, apo të votojnë për Kosovën, idealin e përhershëm (mirëpo, kësaj radhe do t’i shkonte për shtati Serbisë vota e shqiptarëve pro-Kosovës).
Çështja e Referendumit në Serbi dhe kremtimi i 100 vjetorit të shtetit shqiptar janë dy ngjarje të cilat vjeshtën e këtij viti, në Luginën e Preshevës, do ta bëjnë për mos ta harruar kurrë!
Ja, si po katandisen shqiptarët e Luginës…!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-780x439.jpeg)
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
![Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/koreografia-780x439.jpg)
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-13-780x439.png)
Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re