LAJMI I FUNDIT:

Merkel u bëri thirrje vendeve të BE-së për rritje të sigurisë

Merkel u bëri thirrje vendeve të BE-së për rritje të sigurisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u bëri thirrje shteteve të Bashkimit Evropian (BE) për të rritur nivelin e sigurisë dhe bashkëpunimin e mbrojtjes, për shkak se siç tha ajo, nuk ka garanci të përjetshme të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

“Evropa po përballet me sfidat në rritje brenda kufijve të saj dhe në zonat përreth, duke përfshirë migracionin, rritjen e kërcënimit nga terrorizmi, lufta në Siri, dhuna në lindje të Ukrainës si dhe varfëria dhe uria në Afrikë”, tha Merkel në Bruksel, pas mori diplomën e doktoratës së nderit nga Universiteti i Gent dhe Leuven në Belgjikë.