LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Ta forcojmë BE-në pas Brexit

Merkel: Ta forcojmë BE-në pas Brexit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se qeveria e saj është e përkushtuar për të mbajtur marrëdhënie të afërta me Britaninë e Madhe.

Gjithashtu Merkel ka premtuar për përkushtimin e saj drejt forcimit të Bashkimit Evropian, pas votimit historik të javës së kaluar për daljen e Britanisë nga BE.

“Ne ndjejmë se sa kritike është që të gjitha 27 shtetet e mbetura në BE të demonstrojnë se ne jemi të gatshëm të ndërmarrim hapa të drejtë përpara”, tha Merkel, transmeton KosovaPress.


Merkel ka thënë se i mirëpret të gjitha propozimet që do të ndihmonin në forcimin e BE-së, por ka theksuar se është madhore që të evitohen çfarëdo masash që mund t’i inkurajojnë vendet e tjera për largim nga blloku.

Kancelarja Merkel gjatë një fjalimi në Parlamentin gjerman ka thënë se i takon Britanisë që ta inicojë hapin e ardhshëm për largim nga BE-ja.