Megjithë kritikat, kancelarja Merkel mbron politikën e saj ndaj refugjatëve dhe është kundër vendosjes së kuotave maksimale për refugjatët dhe migrantët
Në një intervistë me kanalin televiziv publik gjerman ZDF, kancelarja Merkel u shpreh edhe për politikën e saj ndaj refugjatëve. Jo vetëm partia simotër e CDU-së, CSU-ja, kërkon vendosjen e kuotave maksimale për pranimin e refugjatëve. Këtë e kërkojnë edhe politikanë të CDU-së, si ministri i Financave Wolfgang Schäuble, që është shprehur për një orkan refugjatësh drejt Gjermanisë.
Kancelarja Merkel përsëriti formulën e saj “ne mund t’ia dalim mbanë” dhe tha se kufijtë maksimalë nuk mund të përcaktohen në mënyrë të njëanshme. Por ajo theksoi se në lidhje me refugjatët nga Afrika ndjek idenë e një reduktimi të numrit të refugjatëve ilegalë dhe përcaktimit të kontigjenteve legale si në rastin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor kancelarja Merkel tha, se nëse dikush nga këto vende ka njo ofertë për punë nga Gjermania, ai mund të vijë dhe të punojë këtu. Ajo tha se nuk është dakord me idenë e kufizimit kohor të vizave të qëndrimit për të punuar në Gjermani për tre ose pesë vjet. Pra sipas kancelares nëse dikush mund ta vazhdojë kontratën e punës, nëse dikush studion në Gjermani dhe gjen vend pune e kështu me radhë, ai ose ajo duhet të kenë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani. Dhe kush merr një vend pune të përhershëm në Gjermani duhet të marrë leje të përhershme qëndrimi në Gjermani.
Kryeministri i landit Sachsen-Anhalt, Reiner Haseloff (CDU) dhe ministri i Financave të landit të Bavarisë Markus Söder (CSU) përsëritën në disa intervista për mediat gjermane kërkesat për përcaktimin e kuotave për refugjatët dhe emigrantët. Söder tha për gazetën „Münchner Merkur” se Gjermania mund të jetë në gjendje të integrojë 200.000 deri në 300.000 emigrantë në vit dhe se nëse vijnë më tepër, integrimi nuk do të jetë i mundur.
Kurse Haseloff tha për gazetën „Bild”: “Ne duhet të bëjmë shumë shpejtë të qartë se cilat gjëra jemi në gjendje t’i bëjmë dhe cilat jo, cilat janë kufijtë tanë dhe të vendosim pas kësaj kuota maksimale për të gjithë Gjermaninë.” Duke iu referuar thënies së kancelares Merkel, se e drejta për azil nuk njeh kufij maksimalë, ai tha se kjo ndoshta është e mundshme „ndoshta në teori, por në praktikë jo.” /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Dy aeroplanë përplasen në pistën e aeroportit të Seattle
Ukraina dhe Rusia tashmë janë përpjekur të negociojnë, por gjërat nuk shkuan mirë
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin