LAJMI I FUNDIT:

Merkel flet rreth defektit të aeroplanit që e vonoi kancelaren në takimin e G20 në Argjentinë

Merkel flet rreth defektit të aeroplanit që e vonoi kancelaren në takimin e G20 në Argjentinë

Aeroplani qeveritar A340 që do të çonte kancelaren gjermane Angela Merkel në takimin e G20-s në Argjentinë duhet të ndalej të enjten në Köln. Sistemi i komunikacionit pësoi kolaps të plotë.

Pas një orë fluturimi në drejtim të Argjentinës për të marrë pjesë në punimet e samitit të G20-s, aeroplani qeveritar A340 “Konrad Adenauer” me kancelaren, Angela Merkel u desh të ndalej të enjten në mbrëmje (30.11) në aeroportin e Kölnit.

Sipas informacioneve të mediave, ka pasur një kolaps të plotë të sistemit të komunikacionit, që konsiderohet si “emergjencë e rrezikshme”. Prandaj pilotët kishin vendosur të ndërprisnin menjëherë fluturimin.


“Der Spiegel” shkruan, se vetëm përmes telefonit satelitor ishte mundësuar që ekuipazhi në bord të komunikonte me qendrën drejtuese për të kryer zbritjen në aeroportin e Kölnit.

Situata ka qenë kaq kritike, saqë për vështirësitë në fluturim është njoftuar menjëherë edhe ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen.

Edhe dpa raporton se ishte shkëputur tërësisht lidhja e nevojshme që duhet për komunikimin elektronik.

Kancelarja gjermane po ashtu konfirmoi se ka pasur “një defekt serioz”. Por ajo u shpreh të premten në mëngjes me fjalë shumë të mira për kapitenin dhe ekipin e tij. “Kam pasur një ekip shumë të shkëlqyer”. Komandon e ka pasur “kapiteni më me përvojë”.

Tani dihet që delegacioni gjerman, ku merr pjesë edhe ministri i Financave, Olaf Scholz nuk do të jetë në kohën e duhur në hapjen e samitit të G20-s në Argjentinë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert u shpreh, se një fluturim i mëtejshëm i drejtpërdrejtë me një aeroplan tjetër nuk është i mundur, fluturimi do të kryhet deri në Madrid me aeroplan zyrtar, pastaj me linja deri në Buenos Aires.

Kancelarja do të përpiqet të jetë prezente në programin e mbrëmjes së krerëve të shteteve dhe qeverive të G20-s. /dw/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Amerika
Erdogan:

Erdogan: "Katastrofa e shekullit" shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë

Turqia
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Azia
Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit

Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit

Azia
Kalo në kategori