Merhaba PDK, Elveda LDK
Pas fitores së PDK-së dhe humbjes së LDK-së në garën për kryetarin e Prizrenit në rundin e tretë (ribalotazh), të mbajtur me 31 janar 2010, nga disa qytetarë të Prizrenit u përcoll me refrenin ”Merhaba PDK, Elveda LDK”, që do të thotë ”Mirë se erdhe PDK, lamtumirë LDK”.
Shkaqet e humbjes së LDK-së në Prizren datojnë qysh më herët që nga viti 2007, pas shtatë vitesh udhëheqjeje të LDK-së, gjegjësisht dy mandate të njëpasnjëshme të fituara, në zgjedhjet komunale të mbajtura në vitin 2007, edhe pse në rundin e parë kandidati i LDK-së z.Eqrem Kryeziu ishte në një epërsi prej 1.000 votash ndaj rivalit të tij të PDK-së z.Ramadan Muja, në rundin e dytë humbi në balotazh me një epërsi prej 2.000 votash, falë neglizhencës apo mospërfilljes, apo ndoshta edhe “lodhjes” së kryetarit të atëhershëm z. Eqrem Kryeziu pas udhëheqjeje shtatëvjeçare.
Edhe pse komuniteti turk ishte i gatshëm ta mbështet atë edhe për një mandat, lidershipi aktual i LDK-së në Prizren, e mospërfilli dhe nuk tregoi interesim për një marrëveshje të tillë, e cila i u kthye si bumerang pasi që komuniteti turk ishte ai që e përcaktoi fituesin në zgjedhjet komunale të vitit 2007, dhe atë pikërisht në Mamushë ku PDK-ja fitoi rreth 2.000 vota që ishte e mjaftueshme për fitoren e PDK-së në Prizren.
Edhe pse gjatë mandatit dyvjeçar udhëheqës të PDK-së në Prizren, PDK-ja nuk tregoi shkathtësi në udhëheqjeje, edhe pse i mbështetur fortë nga qendra, nga kryeministri aktual i Kosovës z.Hashim Thaqi, u zhyt që në fillim në përplasjet e brendshme të taborëve brenda PDK-së, të asaj të ashtuquajtur të “meritokracisë” dhe asaj të profesionalizmit, e cila vazhdoi gjatë gjithë mandatit udhëheqës dyvjeçar të PDK-së në Prizren.
Përkundër kësaj LDK-ja në opozitë nuk e shfrytëzoi në maksimum rolin e saj opozitar, ndoshta edhe nga mos përvoja e të qenit në opozitë, pas shtatë vjet udhëheqjeje dhe qëndrimi në pozitë, sidomos nuk bashkëpunoi sa duhet me subjektet tjera opozitare, që herë herë ishin më të zëshëm se vet LDK-ja, edhe pse ishin në numër shumë më të paktë se LDK-ja si forcë kryesore opozitare në Prizren.
Në vend se të shfrytëzojë këtë dobësi të PDK-së në Prizren, LDK-ja që në start bëri gabim me zgjedhjen e kandidatit Hanefi Muharemin, edhe pse dorën në zemër, ai ka fituar maksimumin e votave në Prizren dhe ka pas një mbështetje të fortë të elektoratit prizrenas, pasi që diferencën prej 1.500 votash në dobi të rivalit të tij z.Ramadan Muja në rundin e parë, në balotazh arriti ta barazoj në “fifti – fifti”.
Edhe pse pat zëra brenda degës së LDK-së kundër kandidimit të z.Hanefi Muharemit, këto zëra u amortizuan me mjaft sukses pa ndonjë përplasje të madhe brenda LDK-së.
Sipas mendimit tim gabimi kardinal i LDK-së në Prizren ishte moskandidimi i lidershipit aktual të degës së LDK-së në Prizren z.Eqrem Kryeziut, i cili ka pas dashtë që pikësëpari për interesat partiake të sakrifikojë interesat vetanake, pasi që njohësit e aktualitetit politik prizrenas ishin të gjithë të mendimit se z.Eqrem Kryeziu do të ishte fitues i sigurt në Prizren në garën për kryetar, por ka pas edhe asi zëra, por shumë më pak, që po të kandidohej Eqrem Kryeziu do të kishte fituar më pak vota se Hanefi Muharemi.
Gabimi i dytë kardinal i LDK-së në Prizren ka qenë, pas balotazhit kur rezultati ishte i barabartë”fifti-fifti”, me akuza të të dyja palëve rivale për fitore të njërës apo tjetrës palë, në vend se LDK-ja të kërkojë, të qëndrojë dhe të angazhohej maksimalisht me të gjitha mekanizmat e saj për rinumërimin e votave në qendër të numërimit në Prishtinë, sikurse që ndodhi në Gjilan, ku pas rinumërimit u konkludua se epërsia ishte rreth 1.000 vota më tepër në favor të Qemajl Mustafës të PDK-së.
Po të rinumëroheshin votat në qendrën e numërimit, epërsia do të ishte minimale në favor të LDK-së në Prizren. LDK-ja u vetëkënaq me shpalljen apo daljen në votime për herë të tretë, edhe pse pas kësaj ka qenë e ditur prej njohësve të mirë të rrethanave politike në Prizren, do të ketë humbjen e sigurt, për shkak të distancës së gjatë kohore prej 45 ditësh në raport me rundin e dytë, dhe se rivali i saj PDK-ja do të përdori të gjitha mekanizmat e saja për të arritur fitoren, gjë që ndodhi, dhe atë me një epërsi të konsiderueshme prej afro 4.000 vota epërsi.
Gabimi i tretë i LDK-së ishte mosangazhimi i saj sa duhet lidhur me komunitetet në Prizren, e sidomos të atij turk. Edhe pse komunitetet në Prizren, kanë hyrë në koalicion me PDK-në, pasi kanë qenë vendimet e strukturave partiake të tyre në qendër në Prishtinë, dhe trusnisë së partnerit të tyre PDK-së, fare pa u konsultuar me bazën e tyre, ashtu që ka pas mjaft hapësirë për të vepruar shumë më tepër në bazën e komuniteteve për të përfituar votat e tyre.
Këtë si shembull mund të ilustrojë me lagjen e Kurillës, ku është bastioni i elektoratit turk, edhe pse kandidati i LDK-së z.Hanefi Muharemi pati një epërsi mbi 1.000 vota ndaj rivalit të tij z.Ramadan Muja, në ribalotazh pas punës së pandërprerë 24 orësh dhe trusnisë së ushtruar të KDTP-së dhe PDK-së, bile në kuluare politike flitet se edhe kanë fjetur në lagjen e Kurrillës, në ribalotazh apo rundin e tretë arritën ta amortizojnë dhe të kthejnë rreth 900 vota në favor të kandidatit të PDK-së z.Ramadan Muja.
Gabimi i katërt i LDK-së ishte edhe mospërfillja e kandidatit për kryetar të komunës së Prizrenit z.Ruzhdi Rexha, i cili në rundin e parë doli i treti në votime me një sukses mjaft solid të elektoratit të fituar, dhe pas kësaj dalja e tij në krah të PDK-së, ka pas një konotacion të duhur politik në përcaktimin e votuesve të tij që e përkrahën në rundin e parë dhe e përfillën atë edhe në balotazh.
Gabimi i pestë i LDK-së ishte që gjatë rundi të tretë apo ribalotazhit në garën për kryetarin e Prizrenit, LDK-ja në teren ka punuar më tepër me elektoratin votues që kanë votuar në balotazh, për t’i sensibilizuar ata të dalin prapë në votime, dhe aty këtu edhe në ndonjë votues që nuk ka dalë në votime, PDK-ja përkundrazi në teren ka punuar më tepër për të evidencuar dhe për të angazhuar ata votues që nuk kanë dalë fare në votime në balotazh, duke i shfrytëzuar të gjitha mekanizmat për të joshur ata për të dalë në votime, dhe se për mendimin tim këtu qëndron edhe suksesi i fitores së PDK-së në Prizren, pasi që pjesëmarrja në votime në rundin e tretë ka qenë më tepër, rreth 5.000 votues, prej të cilëve rreth 4000 votues kanë votuar pro PDK-së më tepër dhe vetëm rreth 1.000 votues pro LDK-së më tepër, në krahasim me rundin e dytë apo në balotazh të votimeve.
Është indikativ se numri i votuesve dhe rezultatet në zonat rurale (fshatrat) ka qenë përafërsisht i njëjtë sikurse në rundin e dytë, aty këtu diku ka pas një rritje apo zvogëlim minimal të votave për njërën apo tjetrën palë, numri i votuesve në qytet ka shënuar një rritje të konsiderueshme, i cili edhe e përcaktoi fituesin, e sidomos kyç ishte përcaktimi i votuesve të lagjes Kurrilla i cili e vulosi fitoren e PDK-së në Prizren. Këtu në thelb qëndron edhe esenca e strategjisë së fitores së PDK-së në Prizren ndaj LDK-së.
Gabimi i gjashtë i LDK-së në Prizren ishte edhe mos gjetja e formulës së amortizimit të projekteve kapitale qendrore që PDK-ja me mjeshtëri i proklamoi gjatë gjithë fushatës zgjedhore në Prizren e që ishin: Autostrada Vërmicë- Merdar, Universiteti i Prizrenit dhe Hidrocentrali i Zhurit, edhe pse të tria këto projekte ishin në kompetencat e realizimit të nivelit qendror dhe i takojnë kompetencave qendrore të qeverisë, që nuk kanë të bëjnë fare me administratën komunale, e as që ka mundësi teorike të financojnë, të realizojnë apo të mbikëqyrin këto tri projekte kapitale të parapara me rëndësi vitale për Kosovën.
Normal që edhe Prizreni do të përfitojë me këto projekte si në aspektin e zhvillimit ekonomik, energjetik dhe arsimor, tek një pjesë të elektoratit prizrenas është pjek fakti, se në qoftë se PDK-ja në Prizren humb, atëherë edhe kryeministri Hashim Thaçi do të ngre duart nga këto tre investime kapitale, dhe se në rast se për kurrgjë tjetër atëherë medoemos duhet të votohet për PDK-në për këtë qëllim, elektoratit e ”gëlltiti” këtë “karrem”që e lansoi me plot sukses PDK-ja e për të cilin LDK-ja nuk kishte përgjigje.
Gabimi i shtatë me rrallë i LDK-së në Prizren ishte gjuha që e përdori LDK-ja në Prizren gjatë fushatës zgjedhore, ishte e tillë që nuk korrespondon me kulturën e qytetarit prizrenas i cili çmohet për urtësi, butësi e maturi. Edhe pse kandidati për kryetar nga radhët e LDK-së z.Hanefi Muharremi në fjalimet e t’ia ka qenë mjaft i matur, i balancuar dhe i kujdesshëm, dhe se vetëm në debate direkte me rivalin, edhe atëherë kur është provokuar ka reaguar në momente me një tonë më të ashpër, por gjuha që e përdori z.Eqrem Kryeziu lidhur me Universitetin, e z sidomos z.Lutfi Haziri lidhur me komunitetet, kanë sjell kundër efekt te një pjesë e caktuar të elektoratit prizrenas.
Edhe pse nuk ishte fare e përafërt me gjuhën që e përdori z.Astrit Salihu kandidati i PDK-së në gara për kryetarin e Prishtinës, por në disa nuanca të theksuar i u është afruar apo përngjarë fjalorit të tij në Prishtinë. Përkundrazi PDK-ja për habi të gjithëve, përdori një gjuhë relaksuese, të balancuar dhe mbi të gjitha joshëse, që e ka dalluar prej zgjedhjeve të mëparshme kur ka përdorë gjuhë të nivelit të ultë, fyese,denoncuese e kështu me rrallë.
Nuk mund të anashkalojë e të mos përmend fjalimin e Fatmir Limës në lagjen e Kurrillës, për të cilën do të bëjë një vështrim të posaçëm për të, i cili ka bërë jehonë të madhe në mesin e qytetarëve prizrenas, e sidomos të lagjes së Kurrillës, dhe se si i tillë ka pas ndikim të drejtpërdrejt në një pjesë të caktuar të elektoratit prizrenas.
Kulminacioni i gabimeve të LDK-së ishte java e fundit, apo 5 ditët e fushatës zgjedhore, të rundit të tretë apo të ribalotazhit, me ç’rast PDK-ja i ka aktivizuar të gjitha kapacitetet e veta strukturale partiake që nga anëtari në nëndegë e gjer në strukturat më të larta partiake e qeveritare, duke përfshirë në fushatë gati të gjithë ministrat aktual, zëvendësministrin dhe kryeministrin z.Hashim Thaçi. Përkundër kësaj kryesia qendrore e LDK-së dhe ministrat aktual të LDK-së e lanë në mëshirë pothuajse kryesinë e degës së LDK-së në Prizren, që e dha maksimumin e vet në garë për kryetarin e Prizrenit, dhe se plotësisht qëndron thënia e z.Haziz Hodës ” se ne jemi në garë për kryetarin e Prizrenit, jo me z. Ramadan Mujën, por me qeverinë dhe kryeministrin e Kosovës, z.Hashim Thaqi”, që me të vërtet ishte në vend.
Në vend se, nëse Prizreni ishte shpallur “Jerusalem” për PDK-në për rëndësinë që e ka, atëherë për LDK-në ka pas dashtë të jetë Prizreni ”Mekke” e të gjithë shqiptarëve për rëndësinë që e ka Lidhja e Prizrenit. Edhe pse nuk do të besoja, por në kuluaret politike përflitej se ky ishte një “Pazar” politik, i marrëveshjes së arritur në mes lidershipit aktual të PDK-së dhe lidershipit aktual të LDK-së që PDK-ja të merr Prizrenin e Lipjanin, ndërsa LDK-ja të merr Gjilanin, ditët apo javët në vijim do të tregojnë, a ka pasur “Pazar”apo jo.
Pas gjithë kësaj do të përfundojë se pas humbjes së LDK-së në Prizren, LDK-ja është dobësuar dhe në krizë, dhe se tani 4 vitet janë të gjata të qëndruarit në opozitë, dhe se më tej mund të dobësohet, në rast se prej tashti nuk i përfillen punës, duke u nisur nga një analizë e gjithanshme të punës së saj 10 vjeçare prej vitit 1999 e gjer më 2009, në të cilin do të përcaktojnë shkaqet e rrënjës dhe humbjes së saj në Prizren, që më pas të përcaktojnë programin e tyre afatmesëm, për ripërtëritjen e saj eventuale për periudhën e ardhshme që do të pasojë në Prizren.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin