LAJMI I FUNDIT:

Mercedesi cakton çmimin e veturës A-Class

Mercedesi cakton çmimin e veturës A-Class

Mercedesi ka njoftuar se çmimi i veturës së re A-Class do të fillojë nga 23,746 euro në Gjermani.

I gatshëm edhe me porosi, modeli i ri kushton 184 deri në 892 euro më shumë sesa paraardhësi i tij, por ka një numër ndryshimesh në stil dhe sistem që ia kanë mundësuar këtë çmim veturës, transmeton Koha.net.

Modeli tjetër A45 AMG kushton 51 mijë euro dhe posedon motorin me turbo të dyfishtë 2.0-litra dhe katër cilindra që ia mundësojnë veturës të prodhojë deri në 381 kuaj fuqi ndërsa shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 4.2 sekonda, 0.4 sekonda më i shpejtë sesa paraardhësi i tij.