LAJMI I FUNDIT:

Mercedes prezantoi pick-up e ri (Foto)

Mercedes prezantoi pick-up e ri (Foto)

Prodhuesi gjerman i automobilave Mercedes ka prezantuar klasën e re dhe shenjën X, prapa së cilës qëndron vizioni i kompanisë për automjetet pick-up.

Gjermanët vendosën që të mos shpikin ujin e nxehtë dhe klasën X të pick-up e zhvilluan në bazë të legjendarit Nissan Navara.

Klasa X sjell tri linja – Pure, Progressive dhe Power, dhe do të ofrohet në katër motorë, ndërsa në opsion do të jenë edhe tetë ngjyra.


Nga motorët në dispozicion janë dy turbo-dizel 2,3l me 163 dhe 190 kuaj fuqi, motori benzinë me 160 kuaj fuqi dhe dizeli i fuqishëm V6 me 258 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.

Çmimi tash për tash nuk është bërë i ditur.