LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-Benz ‘G500 4×4²’ kushton…

Mercedes-Benz ‘G500 4×4²’ kushton…

Kompania Mercedes-Benz ka njoftuar se modeli G500 4×4² në Gjermani do të kushtojë 226.100 euro.

I prezantuar në muajin mars gjatë panairit të veturave që u mbajt në Gjenevë, G500 4×4² tani është model që do të prodhohet me procedura normale te Mercedesi dhe do të ketë sistem të adoptuar AWD nga modeli i “tmerrshëm” G63 6×6, i cili do të kushtojë 456 mijë euro, transmeton koha.net.

Modeli i thjeshtë me katër rrota që do të ketë motor 4.0-litra V8 ka 422 kuaj fuqi.


Mercedesi gjithashtu ka përditësuar edhe modelet tjera tëG-Class siç janë 635od që do të kushtojë 89 mijë euro derisa G63 AMG i ri do të kushtojë 143 mijë euro.