LAJMI I FUNDIT:

Mënyra si e shihni ilustrimin 100-vjeçar, ka të bëjë me moshën që keni (Foto)

Mënyra si e shihni ilustrimin 100-vjeçar, ka të bëjë me moshën që keni (Foto)
“Gruaja dhe vjehrra ime” e realizuar më 1915

Forma si e shohim botën përreth, ndikohet shumë nga mosha.

Hulumtuesit besojnë se njohja e fytyrave është pjesë e nënndërgjegjes, me trurin që bazohet në sistemin nervor dhe faktorët social, transmeton Telegrafi.

Duke shfrytëzuar mashtrimin optik të punuar më 1915 “Gruaja dhe vjehrra ime”, po bëhen studime se sa ndikon mosha, për t’i dalluar figurat me dy kuptime.


“Gruaja dhe vjehrra ime” e realizuar më 1915

Të rinjtë zakonisht e shohin në këtë imazh, një grua në të 20-at, derisa më të moshuarit kanë prirje të vërejnë një të shtyrë në moshë që është në të 60-at.

“Megjithëse identifikimi i fytyrës, udhëhiqet nga mekanizmi i nivelit të ulët të sistemit nervor, ndikohet edhe prej proceseve sociale” është shpjegimi që kanë bërë hulumtuesit, në zhurnalin Scientific Reports.

Për të provuar se sa ndikon mosha, është bërë një hulumtim përmes internetit duke shfrytëzuar 666 respodentë të moshave të ndryshme, që janë mbi 18-vjeçarë.

Iluzioni optik që shfaqë dy portrete

Të gjithë pjesëmarrësve, iu është shfaqur për një moment të shkurtër imazhi – nga njëri kënd i së cilit shihet një e re me kokën e kthyer prapa, kurse prej këndit tjetër shfaqet profili i një gruaje të moshuar.

Rezultatet tregojnë se të rinjtë, e kanë parë gruan e re, kurse të vjetri deklaruan se po e shohin të moshuarën.

Në këtë formë, hulumtuesit erdhën në përfundimin se mosha dhe pjekuria e njeriut, ka të bëjë shumë me atë që e sheh dhe e gjen moshën në të. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Interesante
Gabimisht ua lëshon nxënësve videon e saj duke bërë seks (Video)

Gabimisht ua lëshon nxënësve videon e saj duke bërë seks (Video)

Fun
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Interesante
Kalo në kategori