LAJMI I FUNDIT:

Memorandumi II i ASHAS – program i luftës speciale

Tamam 25 vjet pas publikimit të Memorandumit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (“Veqernje novosti”, prill 1986), “kompania e urtakëve” senilë të AShAS, me në krye shkrimtarin autodidakt, babanë e kombit, kryetarin e parë të RFJ (Serbi e Mali Zi), akademikun pa shkollë të mesme Dobrica Qosiq, në marsin e vitit 2011 e “patentoi” Memorandumin 2. Por, këtë herë nuk e publikoi në mjetet e informimit, veçse si një doracak intern ua shpërndau anëtarëve të Qeverisë dhe zyrtarëve tjerë të lartë shtetëror, politik e kishtar të Serbisë, si një program i luftës speciale të veprimit në punën e tyre në të gjitha segmentet.

Serbia është e njohur për projekte nacionaliste serbomëdha për gëlltitjen e tokave të vendeve rreth veti. Të gjitha projektet, duke filluar nga “Naçertania” e Ilija Garashaninit (1844), janë në të njëjtën vijë: pushtimi i tokave të fqinjëve, ndërrimi i strukturës etnike të vendeve të pushtuara, duke shpërngulur e deportuar popullsinë vendase e kolonizuar me serbë e malazezë. Kështu është vepruar deri në projektet e fundit të Jugosllavisë-Serbisë 1989-1990. Të gjitha ato projekte i kanë iniciuar strukturat intelektuale nacionaliste e shoviniste: akademia e shkencave, universitetet, shoqatat e shkrimtarëve, kreu i kishës dhe personalitetet më të njohura të historisë serbe.

Sipas “Sllobodna Bosna” (nr.749, dt. 24 mars 2011) e cila e para e ka zbuluar Memorandumin 2, përmes kanaleve të saj nga kabineti i kryeministrit të Serbisë, ky akt makabër i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë mban shenjen: “Lexo, por mos e përhap më tutje”.


Memorandumi 2 është vazhdim i atij të parit, veçse tash në kushte të reja duhet të zbatohet me metoda të reja e në mënyrë tjetër; jo me luftë të armatosur, veçse me luftë speciale të kthejë ato që Serbia i ka humbur në luftërat e armatosura! Ky është imperativ politik, historik dhe moral i mbrojtjes së interesave të popullit serb në rajon, mendojnë akademikët serbë, dhe këtë e përsërisin pikë për pikë politikajt, zyrtarët e lartë shtetëror e diplomatik. Memorandumi përmban udhëzime se si duhet të veprojnë organet kompetente në të gjitha sferat e pushtetit shtetëror. Natyrisht, në realizimin e këtij programi, roli i Kishës ortodokse serbe është i pazëvendësueshëm, si gjithherë deri më tash. Është ky një dokument me të cilin akademikët serbë e kanë përcaktuar, ndërsa organet kompetente të pushtetit duhet ta operacionalizojnë e zbatojnë doktrinën gjeopolitike kombëtare serbe.

Memorandumi i parë (1986) ankohej e lamentonte se:
– çështja serbe nuk është zgjidhur në RSFJ, prandaj ajo kërkon zgjidhje të re,
– kufijtë e Serbisë nuk janë në pajtim me përbërjen etnike, prandaj duhet të ndryshohen,
– kushtetuta e vitit 1974 e ka dëmtuar shumë Serbinë, me krijimin e krahinave autonome të Kosovës dhe Vojvodinës dhe ka dezintegruar Jugosllavinë duke krijuar kufij administrativ artificial, të cilët nuk pasqyrojnë pamjen reale etnike,
– është rrezikuar populli serb nga popujt e tjerë brenda RSFJ: nga asimilimi, eksploatimi, shpërngulja, pamundësia e shprehjes, margjinalizimi në sferën politike, ekonomike, kulturore e shkencore,
– është bërë fuqizimi i forcave antiserbe brenda Jugosllavisë (Shqiptarët, Kroatët).

Këto dhe çështje tjera të pakënaqësisë së Serbisë e të popullit serb, imponojnë nevojën e ndërmarrjes së shpejtë të aksioneve për të penguar rrënimin e Serbisë e të popullit serb, apelonin akademikët autorë të Memorandumit 1: Pavle Saviq, Antonije Isakoviq, Dushan Kanazir, Mihajllo Markoviq, Dejan Medakoviq, Vasilije Krestiq, Ivan Maksimoviq, Kosta Mihajlloviq… Memorandumi u bë program politik e shtetëror i Serbisë, ngjalli nacionalizmin dhe instrumentalizoi masat (“revolucioni antiburokratik”, “jogurt revolucioni”, bartja e eshtrave të Car Llazarit, tubimi në Gazimestan dhe tundjet e tjera të masave). Memorandumi u bë akt iniciues për dramën e përgjakshme jugosllave, luftërave e krimeve të tmerrshme, vrasjes masive të civilëve, djegies dhe shkatërrimit të qyteteve e fshatrave, rrënimit të objekteve kulturore e fetare, shpërnguljes e deportimit të popullatës nga rajone të tëra, kampe përqendrimi, dhunime masive të femrave, varreza masive, të cilat e tronditën botën sa që e detyruan të intervenojë ushtarakisht me forcën më të madhe – NATO-n, për të ndalur ato mizori.

Me qenë se me Memorandumin 1 Serbia, me luftërat e armatosura të zhvilluara prej Sllovenisë deri në Kosovë, jo vetëm se nuk arriti qëllimet e formimit të Serbisë së madhe, veçse përkundrazi, u shkatërrua në çdo pikëpamje, e madje edhe u zvogëlua me territor, duke u pavarësua Kosova. Këto dështime dhe humbja e të gjitha luftërave të zhvilluara, e ka demantua thënien e rreme të babës së kombit (Qosiqit), se Serbia gjithnjë ka fituar në luftë e ka humbur në paqe. Tash Qosiqi me kompaninë e tij nga AShAS e ka kthyer qyrkun mbrapshtë, dhe pretendon që atë që kanë humbur në luftë – ta kthejë në paqe!

Cilat janë qëllimet strategjike që duhet të arrihen me Memorandumin 2?

Sipas të gjitha gjasave, Memorandumi 2 është përgatitur para pesë vjetëve, por vetëm tash “është patentuar” dhe u është dhënë udhëheqësve politik e shtetëror, si një doracak udhëzues dhe program për ta zbatuar, në mënyrë që të arrijnë të sanojnë efektet dhe pasojat katastrofale të projektit serbomadh të Memorandumit të parë. Tash Memorandumi 2 ua ka përshtatur metodat dhe format e veprimit për realizimin e qëllimeve të njëjta, në kushte të reja, duke zhvilluar luftë speciale për të dëmtuar interesat e shteteve fqinje. Jo vetëm organet politike, shtetërore, diplomatike e kishtare, veçse për realizimin e qëllimeve duhet të formohen edhe shërbime sekrete për veprim, sikur MOSAD-i izraelit, duke rekrutuar në to protagonistë e kriminel të luftës, në bashkëpunim me shtabe të ndryshme të organizatave fashiste e të partive politike radikale që veprojnë me qendrat në Serbi.

Në vija të përgjithshme, Memorandumi 2, qëllimet strategjike synon të arrihen përmes aktivitetit që kanë për efekt:
– të dobësohen ekonomikisht vendet fqinje, me bllokada, obstruksione e marifete të ndryshme alla-serbe,
– të heqin dorë shtetet fqinje: Kroacia, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova nga paditë e ngritura (apo të pretenduara) në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Serbisë,
– të provokohen pakënaqësi, protesta e demonstrata në vendet e rajonit,
– Serbia të orientohet kah Kina politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht,
– të krijohet bashkësia panserbe për të gjithë serbët në rajon dhe në diasporë,
– të minimizohet përgjegjësia e Serbisë për krimet dhe shkatërrimet e kryera gjatë luftërave, duke ngritur akuza, fletëarreste ndërkombëtare dhe procese gjyqësore kundër qytetarëve të Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë dhe Kosovës,
– të hiqet vëmendja e mediave rajonale e ndërkombëtare nga proceset e gjykimeve të kryera në Tribunalin e Hagës kundër kreut shtetëror, ushtarak e policor të Serbisë,
– me aksione pendese të vihet Serbia në pozitë të njëjtë të viktimës me shtetet fqinje të dëmtuara nga lufta,
– të insistohet në mbylljen e Tribunalit të Hagës, ashtu që gjykimi i gjeneralit Ratko Mlladiq të zhvillohet në gjykatat e vendit,
– të destabilizohen qeveritë e vendeve fqinje, të provokohen pakënaqësi e tollovi në to, ashtu që të dobësohet tehu i akuzave kundër Serbisë,
– të ndihmohet shkëputja e Republikës Serbe (të Bosnjës),
– të insistohet në fitimin e statusit të popullit konstituiv të serbëve në Kroaci, Mal të Zi dhe në Kosovë,
– të pengohet ndarja e Vojvodinës dhe rajonalizimi i Serbisë, dhe të dobësohet veprimi i Bashkësisë Islame të Sanxhakut.

Qëllimet e njëjta me metoda tjera

Shihet se qëllimet strategjike të caktuara në këtë Memorandum, janë të njëjta me ato të memorandumit paraprak, vetëm se metodat dhe mënyra e arritjes së tyre ka ndryshuar, duke ua përshtatur kushteve të reja. Fundja, autorët edhe të këtij Memorandumi janë të njëjtit, me përjashtim të ndonjërit që ka vdekur në ndërkohë. Akademikët dhe inspiruesit e tjerë të Memorandumit konsiderojnë se në krye të shtetit e kanë personin e duhur për realizimin e qëllimeve të tyre: Boris Tadiqin, i cili është i biri i akademikut Lubivoje Tadiq, njërit nga autorët e Memorandumit më të ri. Tadiqi i ri hiqet edhe si proevropian, vetëm për të fituar besimin dhe përkrahjen e Bashkimit Evropian, që të trajtohet si lider në rajon, ndërsa qëllimet e tij të fundit janë realizimi i ambicieve të vjetra nacionaliste për krijimin e Serbisë së madhe, me metoda të reja të përshtatura kushteve dhe kohës. Në frymën e Memorandumit, ai gjithnjë e përsëritë, se Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, as në mënyrë eksplicite as implicite. Ai e kombinon dëshirën dhe ngutinë për të hyrë në Evropë me kërcënimin për ta rimarrë Kosovën! I bojkoton të gjitha tubimet ndërkombëtare në të cilat marrin pjesë përfaqësuesit e Kosovës. A s’është ky kërcënim eksplicit, se një ditë kur të krijohen kushtet më të favorshme për Serbinë, do të përpiqet ta ripushtojë Kosovën? Ëndërrimtarët serbomëdhenj më se një shekull e gjysmë kurrë nuk kanë hequr as nuk heqin dorë nga ëndrrat e tyre për ripushtimin e Kosovës, aneksimin e entitetit serb të BH dhe shtrirjen e kufirit deri në Karllobag, Karllovac, Viroviticë (në Kroaci), dhe krijimin e Serbisë së madhe.

Udhëheqja serbe tanimë ka nisur operacionalizimin dhe realizimin e synimeve të Memorandumit më të ri. Qeveria e Serbisë ka miratuar Planin aksional për 15-20 vitet e ardhshme. Marrëdhëniet speciale dhe mbledhjet e përbashkëta të Qeverisë së Serbisë dhe asaj të të ashtuquajturës Republika Sërpska, pastaj Ligji për diasporën serbe, Strategjia për serbët e rajonit, të gjitha këto janë në funksion të realizimit të qëllimeve nga Memorandumi më i ri. Deklaratat e ministrit të jashtëm serb, Vuk Jeremiq, se “Mbrojtja e interesave të popullit serb në rajon është imperativ politik, historik dhe moral”, është dëshmia më e mirë se Jeremiqi këtë Memorandum e ka udhërrëfyes në aktivitetin e tij diplomatik. Edhe ministri i brendshëm, Ivica Daçiq disa herë, në vende të ndryshme, ka deklaruar se “Është normale që prioriteti ynë është pozita e serbëve në vendet e tjera të rajonit”. Tash trumbetojnë haptas ndarjen e Kosovës midis Shqipërisë e Serbisë. Të mos flasim për qëllimet programore (dhe kushtetuese) të Vojisllav Koshunicës e të tjerëve në lidhje me Kosovën. Propaganda e zhvilluar serbe për procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë, Mal të Zi e në Kroaci, është po në këtë funksion. Millorad Dodik dhe mentorët e tij nga Beogradi po inspirojnë dhe përkrahin krijimin e entitetit të tretë (kroat) në Bosnje-Hercegovinë.

Edhepse Memorandumi 2 është akt anakronik dhe shprehje e dëshpërimit të qarqeve të caktuara nacionaliste, udhëheqësit e shteteve të rajonit: Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë, nuk duhet të rrinë “këmbëkryq” e të presin realizimin e memorandumeve e programeve serbe, veçse duhet ta njoftojnë bashkësinë ndërkombëtare me synimet, qëllimet strategjike dhe përmbajtjen e Memorandumit më të ri të AShAS, dhe të gjitha programeve tjera, e të ndërmarrin masa për mbrojtjen e vendeve të rajonit nga veprimet e organeve dhe strukturave legale dhe ilegale të Serbisë për dobësimin dhe destabilizimin e tyre. Ndërsa bashkësia ndërkombëtare duhet t’i gjykojë edhe inspiruesit e krimeve dhe gjenocidit që Serbia i ka kryer në rajon. Anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, me në krye Dobrica Qosiqin (i cili veç sa nuk ka përfunduar biologjikisht), dhe qarqet e tjera intelektuale-nacionaliste, udhëheqësit e partive politike të angazhuar në programet e Serbisë së madhe, duhet ta marrin dënimin e merituar. Ndërsa veprimet e Serbisë të mbahen nën observimin e rreptë të bashkësisë ndërkombëtare.

Në trend

Më shumë

"Do nominojmë Gjestin dhe Eglin", banorët thyejnë rregullat duke diskutuar për nominimet në rast se iu bie Kutia e Pandorës

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
ZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë

ZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë

Ekonomi
Kalo në kategori