LAJMI I FUNDIT:

Mediat greke: Greqia ka njoftuar Shqipërinë për zgjerimin e kërkimeve me 12 milje në detin Jon

Mediat greke: Greqia ka njoftuar Shqipërinë për zgjerimin e kërkimeve me 12 milje në detin Jon

Deklarata e sotme e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis se Greqia do të zgjërojë kërkimetnga 6 në 12 milje ujërat territoriale në detin Jon ka rikthyer në Shqipëri debatin e marrëveshjes së detit, e cila disa vite më parë u anualua nga Gjykata Kushtetuese.

Greqia e ka bërë pjesë të agjendës së diplomacisë së saj zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje në Jon me qëllim që ta përdorë si precedent në përplasjen me Turqinë për ishujt në Egje, shkruan abcnews.al.

Mediat greke raportojnë duke iu referuar burimeve diplomatike se “Athina e ka informuar më herët Tiranën në lidhje me vendimin për të zgjeruar me 12 milje ujërat territoriale në detin Jon“.


“Kjo është një e drejtë e jona që duhej ta kishim shfrytëzuar më herët. Gjithçka është kaonform konventave ndërkombëtare dhe në lidhje me këtë janë informuar Tirana dhe Roma“, shkruan “Protothema” duke iu referuar një burimi diplomatik.

Më herët, Mistotakis tha se askush nuk do të mund ta pengonte Greqinë nga kjo e drejtë dhe se gjithçka bëhej konform konventave ndërkombëtare.

Greqia firmosi marrëveshjen e ndarjes së Zonave Ekskluzive Ekonomike fillimisht me Italinë gjatë kësaj vere dhe më pas me Egjiptin duke shkaktuar reagimin e ashpër të Turqisë, e cila më herët kishte firmosur një marrëveshje të ngjashme me Libinë duke ndare mes tyre një pjesë të Mesdheut.

Greqia synon nënshkrimin sa më parë të një marrëveshjeje detare me Shqipërinë me qëllim që kushtet e saj t’i përdorë si precedent përballë Turqisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Kronika e Zezë
Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Politikë
Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Lajme
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Kalo në kategori