Mediat, autokracia dhe diktati
Mediet dhe Politika (2)
Para vitit 1999 i patën mediet e pavarura, por nuk e kishim shtetin e pavarur, tash e kemi shtetin e pavarur, por mediet e humben pavarësinë.
A ka autokraci, në mediet në Kosovë? Kush e dikton politikën dhe kush e krijon opinionin?
Nëse mediet kontrollohen nga bosët e tyre, bosët nga financuesit e reklamave dhe joshjet e tjera, ndërsa redaktorët dhe gazetarët janë nën kontrollin e shefave, atëherë realisht është vështirë të gjesh medie të lira në Kosovë, pra nuk ka medie të pavarura. Cila prej tyre mund të jetojë vetëm nga reklamat, shitja apo lajmi?
Sipas studiuesve të medieve në kreacionin dhe zbatimin e politikës mediale në Evropën qendrore dhe lindore, ku është bërë studimi, në medie ndikojnë transformimet e komplikuara shoqërore, duke përfshirë stabilizimin e makroekonomisë, liberalizimin mikroekonomik, dhe ristrukturimin rrënjësor institucional, shkruan Jakubovic. Meqë të ne këto procese ende nuk janë kryer, apo ende janë në fazën e lëvizjeve të vazhdueshme, cilët faktorë ndikojnë atëherë në kreacionin e politikës mediale dhe në zbatimin e politikës së caktuar?
Tradita politike, të cilën ende nuk e kemi? Kultura demokratike, e cila po ashtu le shumë çka për t’u dëshiruar? Zbatimi korrekt i ligjit, i cili ende është në fazën e konsolidimit, ndërsa për zbatim ende nuk mund të flitet, sepse thuhet se gjykata dhe prokurorinë i kemi institucionet më të krimbura.
Faktor kryesor i një politike e qëndrimi të shëndosh të medieve në raport me politikën, pra në raport dhe në korrektësi me opinionin është demokratizimi i institucioneve dhe fuqisë së sferës publike e të shoqërisë civile. Ndërkaq, për demokratizimin e institucioneve shtetërore, ankohen të gjitha shoqëritë post komuniste, madje edhe ato të Evropës qendrore e lindore që kishin traditë shumë më të madhe. Ankohen edhe shoqëritë e rajonit të cilat po ashtu në pjesën më të madhe kanë institucionet e themeluara para shumë dekadash. Çfarë të themi për institucionet tona të reja e të brishta, por që në këtë mungesë të traditës u mungon edhe toleranca, u mungon fryma demokratike, sikurse që u mungon profesionalizmi i duhur. Transformimet në përgjithësi janë të ngathëta me shpejtësinë e breshkës.
Cilat do të ishin drejtimet e zhvillimit të medieve në Evropën Qendrore dhe lindore, ku janë bërë studime të shumta, është pyetje intriguese, prandaj analistët medial kanë rezerva duke marr parasysh shumë faktorë që mund të ndikojnë në këto proces. Ata parashikojnë pasiguri dhe situate të papritura, megjithëse shoqëritë e tyre në mas të madhe janë konsoliduar. Kështu, varësisht nga shtetet, analistët parashikojnë që disa vende t’i nënshtrohen procesit të kolonizimit të pashmangshëm të medieve, blerjes së tyre nga industria e fuqishme perëndimore, apo nëse nuk do t’i nënshtrohen procesit të kolonizimit, atëherë do t’i nënshtrohen procesit tjetër, mediet do t’i kthehen regjimeve autoritare.
Po të ne si do të zhvillohen gjërat? Për dallim nga rajoni, ku thuhet se pjesën më të madhe të medieve i ka blerë industria mediale e Evropës Perëndimore, në Kosovë, në Shqipëri dhe mediet shqiptare në Maqedoni askush deri me tash nuk ka investuar aksione në këto media. Pra, ato ose do të jetojnë sot për nesër, ose do t’i nënshtrohen regjimeve autoritare, të cilat do t’i kërkojnë në mënyrë që të mbijetojnë. Rrezik nga kolonializmi i medieve duket nuk kemi!
Mediet publike dhe mediet komerciale
Teoriket e tjerë thonë se nuk duhet të krijojmë alternativa të rrejshme gjatë krijimit të politikës së medieve. Kështu Mek Chesney pyet: a duam media shtetërore, që dmth medie të kontrolluara, apo media komerciale. Pra, sipas tij duhet rregulluar raporti në mes të medieve të kontrolluara nga shteti dhe medieve komerciale. Ndërkaq, teoriket e tretë janë të mendimit se raportin e medieve me politikën në mas të madhe e përcaktojnë ekonomia e një shteti, kultura politike, shkalla e arsimit dhe tradita. Pastaj strategjia politike e një shteti se çfarë qëndrimi do të merr etj.
Teoritë normative e analizojnë rregullimin e medieve në tri fusha: fushën e politikës komunikative, ligjit medial dhe etikës mediale.
Pastaj në këtë plan është me shumë rëndësi edhe ideologjia, kulturat e ndryshme dhe çështjet e ndryshme morale, sipas MecQual. Te ne në parim të gjitha këto ligjërisht janë rregulluar, mirëpo sa zbatohen në praktikë?
Në aspektin ideal dallohen katër lloje konceptesh të emetimit mediel: koncepti shtetëror, publik, komercial dhe të komuniteteve. Natyrisht këto koncepte pësojnë ndryshime të vazhdueshme, varësit nga zhvillimet shoqërore dhe nevojat e shoqërisë. Të ne mund të themi se janë tri koncepte, sepse ai shtetëror tashmë nuk ekziston më, ndërsa konceptin publik në një mënyrë apo tjetër e zëvendëson atë shtetëror, i kuptuar paksa gabimisht, meqë koncepti publik nuk do të thotë ndërhyrje e shtetit në mediet publike, nuk do të thotë që mediet publike të jenë peng i disa organizatave ndërkombëtare që e kanë bërë televizion publik cirk, në emër të stabilizimit, apo pse e kanë financuar disa muaj a disa vjet.
Sot në këtë plan më së shumti trajtohen mediat publike, meqë ato financohen nga parat publike dhe kanë një qasje tjetër krahasuar me mediet private, të partive politike apo të grupeve të interesit. Edhe në këtë plan ka qasje e mënyra të ndryshme ndaj medieve publike në aspektin teorik e praktikë. Ndërkaq, për mediet private, kushtimisht t’i quajmë të tilla situata është pak më ndryshe, sepse ato fundja në aspektin ligjor nuk kanë obligime ndaj të gjithëve, por vetëm ndaj koncepteve të tyre dhe ndaj financuesve.
Mediet publike sipas MecQuail kanë pesë konceptet e përbashkëta të qasjes: universalitetin, që dmth në mediet publike do ët duhej të kishin qasje të gjithë dhe janë në shërbim të të gjithëve, meqë i financojnë qytetarët, e jo vetëm shfrytëzuesit e atij mediumi, sikurse është fjala të mediat e komuniteteve. Pra, i kontrollon opinioni (e jo shteti, sikurse është karakteristike e medieve shtetërore), që dmth politikisht janë neutrale, të pavarura nga politika sunduese apo të interesave ekonomike e të interesave të tjera.
Në kuptimin programor mediat publike kanë përgjegjësi demokratike, që dmth nuk i lënë anash grupet më të vogla politike dhe grupet tjera më pak të rëndësishme (minoritetet, fëmijët, invalidët ), mediat publike synojnë cilësinë dhe përpiqen të jenë sipas shijes së të gjitha grupeve me ngritje të ndryshme dhe të strukturave të ndryshme sociale e të prejardhjes.
Kriza e mosbesimit
Si shpjegohet fakti që sot kemi gazeta më shumë se asnjëherë më parë, ndërsa lexues më pak se sa në vjetet e tetëdhjeta, bie fjala.
Si shpjegohet fakti që e vetmja gazetë e përditshme Rilindja kishte tirazhin mesatar në mbi 80 mijë copë, rekordin e pati me 260 mijë copë për Vitin e Ri 1985, ndërkaq sot kur struktura e popullatës është edhe më e arsimuar, rrjeti i shpërndarjes është edhe më i mirë, popullata është shtuar disa herë, informatat janë më të shpejta dhe shumë më të sofistifikuara, të gjitha gazetat në Kosovë kanë tirazh të shitur në rreth 22 mijë copë.
Nuk e di sa është tirazhi i gazetave të përditshme shqiptare në Maqedoni, por e di se pavarësisht faktit që botohej atëbotë Flaka e Vëllazërimit, Rilindja kishte një tirazh prej 8000 copë të shitura në ditë në këtë republikë, me gjithë pengesat, me gjithë rrjetin e dobët dhe arsimimin më të pakët që e patën shqiptarët në vitet e tetëdhjeta në Maqedoni.
A është fjala për mungesë të besimit, instrumentalizimit, përgatitjes së dobët profesionale, apo ndonjë faktori tjetër.
Nuk dua të ekzagjerojë gjërat, mirëpo në atë kohë, prapë po e marr shembull gazetën Rilindja, ajo ishte organ i LSPP-së, transmetonte një qëndrim të caktuar-të dirigjuar, qëndrimi politik nuk pajtohej me atë që priste opinioni, mirëpo ndërkohë lexuesit e kapnin edhe një mesazh tjetër, i cili depërtonte me mjaftë vështirësi në mes të rreshtave. Dhe pikërisht në këtë plan profesionistët arrinin të mbanin komunikim të shkëlqyeshëm më publikun, duke krijuar një opinion të shëndosh.
S’ka dyshim se është fjala për krizë besimi, sepse ndryshe nëse në vjetet e tetëdhjeta Rilindja, pati mbi 80 mijë copë tirazhin e shitur, tash kur do të duhej që tirazhi i gazetave të shitura të ishte mbi 160 mijë copë, madje edhe më shumë, duke marrë për bazë shtimin e popullatës, shkallën e arsimimit, situatën politike që është krejtësisht tjetër dhe gjendjen ekonomike. Por me gjithë këto përparësi që do të duhej t’i kishte tirazhi i shitur, ndodh e kundërta: shiten dhjetëfish më pak gazeta. gjendja e tillë nuk është në rajon.
Në shtete në fqinjësi edhe më tutje gazetat kanë tirazh të madh, disa të dyfishuara, duke filluar nga Kroacia, ku njëra gazetë ditore ka 260 mijë copë të botuara, ndërsa tjetra 220 mijë, të tjerat 30 mijë, 20 mijë etj. Duke mos llogaritur ditoret e qyteteve të tjera kroate jashtë kryeqytetit si Spliti, Zara, Dubrovniku etj. Kroacia ka dyfishin e popullatës së Kosovës, por e ka njëzetëfishin e gazetave të botuara. Ndërkaq, Mali i Zi dhe Maqedonia njëra me gati gjysmën e popullatës së Kosovës, ndërsa tjetra afërsisht sa ka Kosova banor kanë dhjetëfishin e gazetave të shitura, në raport me gazetat që shitën në Kosovë. Gjendja e tirazhit të gazetave të shitura nuk është shumë më e mirë as në Shqipëri, por me duket pak më e mirë se sa në Kosovë.
Ndërhyrje politike, vartësia nga bosët e ekonomisë formale dhe informate, përzierja a frymëzënie të subjekteve politike në media ka edhe në rajon, por duket ndërhyrjet janë më ndryshme, më të pahetueshme dhe më fine, apo në një pjesë të tyre duket se nuk ka ndërhyrje, prandaj kanë tirazh shumë më të madh se sa të ne. Ndërkaq, unë kam përshtypjen se tirazhi i gazetave në Kosovë filloi të bie, kur filloi donacioni ndërkombëtar me një seleksionim negativ, duke zhvlerësuar profesionalizmin dhe duke stimuluar tregun kaotik.
Në ato gazeta ku subjektet ndërkombëtare a shtetet e ndryshme dhanë me miliona euro a dollarë, bie fjala nuk arritën të kapin as pesë përqindëshin e gazetës Rilindja, mirëpo nxorën nga tregu gazetat e pavarura që mëtonin të mbijetonin nga puna e tyre. Bile në një periudhë pas vitit 1999 disa subjekte të UNMIK-ut u bënë copë derisa i dëbuan të gjitha gazetat nga Pallati i Shtypit me 20 kate duke e lënë rrënojë këtë objekt madhështor me vjet, vetëm e vetëm që të pengohej puna e atyre medieve që ata nuk i patën në kontroll, ndërsa ato që i kontrollonin, ua gjetën vendin në objektin e gazetave që i dëbuan dhe ua gjetën edhe financimin. Dhe pastaj besimi humbi tërësisht, sepse secila gazetë që mbijetoi u përpoq të kapet për ndonjë strumbullar.
Gazetat dhe mediet elektronike të cilat i mbijetuan edhe represionit të Milosheviçit, e kundërshtuan me të gjitha format e mënyra, u detyruan të pushojnë aktivitetin, ose të kthehen nga subjektet politike a nga subjektet ndërkombëtare duke e mbyllur kaptinën e pavarësisë me të cilën dikur mburreshim. Atëherë i patën mediet e pavarura, por nuk e kishim shtetin e pavarur, tash e kemi shtetin e pavarur, por mediet e humben pavarësinë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?