LAJMI I FUNDIT:

Me uri nuk mposhtet gripi

Me uri nuk mposhtet gripi

Një studimi i ri tregon se personat të cilët mbajnë dietë ose ata të cilët hanë më pak gjatë sezonit të gripit, e kanë më të vështirë që ta mposhtin sëmundjen.

Shkencëtarët kanë ardhur deri te ky përfundim duke studiuar ndikimin e virusit të gripit te minjtë. Ata i kanë ndarë minjtë në dy grupe: atyre që iu është dhënë ushqim normalisht dhe atyre të cilëve iu është dhënë më pak ushqim. Ndërkohë që të dy grupet e minjve kanë pranuar sasi të barabarta vitaminash dhe mineralesh.

Minjtë të cilët kanë konsumuar sasi më të vogël të ushqimit kanë pasur nevojë për kohë më të gjatë për t’u shëruar nga gripi, ndërsa vdekshmëria ka qenë shuam më e madhe.

Autorët e studimit pohojnë se ko ndodh pasi që energjia e pamjaftueshme ndikon negativisht në sistemin imunitar. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori