LAJMI I FUNDIT:

Më pak kalori, më shumë jetë

Më pak kalori, më shumë jetë

Zvogëlimi i sasisë ditore të kalorive, së paku për 25 për qind, mund ta zgjatë jetën. Kështu sugjeron një hulumtim i ri i realizuar në SHBA.

Shkencëtarët nga Universiteti i Washingtonit kanë vërtetuar se kufizimi i konsumimit të kalorive shkakton uljen e temperaturës trupore, që është e nevojshme për funksionim maksimal efektiv të organizmit, ndërsa tashmë është e njohur se kjo ndodhi shton jetëgjatësinë.

Të dhënat e studimit janë të bazuara në përcjelljen e vlerave të temperaturës trupore të një grupi të participantëve të moshave ndërmjet 50 dhe 60-vjeçare, të cilët kishin kufizuar marrjen e kalorive së paku për gjashtë vjet. Ndërkaq, është analizuar edhe grupi i kontrollit, i cili ka konsumuar ushqim të pasur me kalori.

Nga rezultatet e fituara është treguar se reduktimet e kalorive sjellin uljen e temperaturës trupore për 0.2 gradë Celsius.


Në studimet e mëparshme eksperimentale është treguar se kufizimi i marrjes së kalorive mund të dyfishojë ose të trefishojë jetëgjatësinë e disa organizmave të thjeshtë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori