Bankat komerciale, të cilat veprojnë në Kosovë, gjatë muajve të verës kanë ardhur me oferta të reja për kredi, e që është kredi për pushime. Gati të gjitha këto banka në ueb-faqet e tyre dhe përmes fletushkave që po i shpërndajnë te qytetarët, po i informojnë këta të fundit se ofrojnë kredi për pushime.
Kjo ofertë e bankave pothuajse bëhet çdo vit gjatë sezonit të verës.
Një kredi për pushime në njëra nga bankat komerciale në Kosovë e kishte marrë edhe një qytetare e Prishtinës.
Adelina Berisha me familjen e saj katër-anëtarëshe kishte marrë një kredi në vlerë prej 1500 eurosh vitin e kaluar. Ajo tregon se këtë e ka bërë për shkak të pagës së ulët dhe pamundësisë që të kursejë para për pushim. “Po kam marrë kredi për pushime verore vitin e kaluar në shumën 1500 euro. Po mendoj se nuk ia vlen pasi që interesi është shumë i lartë, ndoshta mund të merret ndonjë kredi për ndonjë rast urgjent dhe jo për pushime. Por, kur i ke rrogat e vogla, sidomos ne që punojmë në sektorin privat, je i detyruar në njëfarë mënyrë të hysh në kredi”, tregon Berisha.
Një ofertë e tillë e bankave, ndonëse për disa qytetarë konsiderohet të jetë lehtësuese dhe e mirë për t’i mundësuar vetes pushime, nuk arsyetohet nga njohës të çështjeve ekonomike në Prishtinë.
Milazim Abazi, ekspert i çështjeve ekonomike, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, marrjen e këtij lloji të kredisë e quan të dëmshme. “Kjo, faktikisht, e stimulon nxjerrjen e parasë jashtë vendit ashtu sikurse po ndodh me importin e mallrave që qytetarët e Kosovës gati 90 për qind të të hyrave të tyre, qoftë buxhetorë, qoftë paratë e dërguara nga bashkatdhetarët tanë, po i nxjerrin jashtë vendit. Me këtë edhe më tutje po përkeqësohet bilanci i pagesave të Kosovës”, sqaron Abazi.
Praktika e marrjes së kredisë për pushime nga disa familje, sipas Abazit, është një sinjal jo i mirë për familjen, por edhe për ekonominë në përgjithësi. Kjo, sipas tij, tregon se qytetarët e Kosovë janë duke jetuar në një gjendje jo të mirë ekonomike.
“Këtu kemi të bëjmë edhe me vetëdijen e ulët të qytetarëve të Kosovës, të cilët e harxhojnë edhe centin e fundit për pushime edhe pa i pasur mundësitë. Por, gjithsesi se kjo tregon që qytetarët e Kosovës janë të varfër dhe nuk kanë mundësi të kursejnë para gjatë vitit për një pushim, dhe hyjnë në kredi me norma kaq të larta të interesit”, thekson Abazi.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, rreth 500 mijë qytetarë të Kosovës me një vlerë afër 2 miliardë euro kanë kredi në bankat komerciale që veprojnë në Kosovë.
Në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës thuhet se ekonomitë familjare shpesh nuk janë në gjendje t’i paguajnë me kohë pagesat siç janë qiraja, kreditë, tatimet, shpenzimet komunale -faturat, mirëmbajtjet e rregullta.
Gjatë vitit 2013, rreth 44 për qind e ekonomive familjare dy herë ose më shumë nuk kanë mundur t’i përballojnë pagesat, ndërsa në vitin 2014 është vërejtur një rënie prej 2 për qind.
Po ashtu, në vitin 2014, 72 për qind e ekonomive familjare nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një pushim vjetor njëjavor. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh – qeveria të merr masa

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania