E pat puna! Na shkoi fytyra në përmasa planetare! Më dorështrënguar se skocezët, kjo po që është akuzë e rëndë! Pastaj, u përfolën edhe aktivitetet paramartesore!
Se, kur je i famshëm, strategjia e mbijetesës merr kuptim krejt tjetër. Edhe për gjërat më të imta duhet të krijosh skemën. Nuk guxon as të hash çka të hahet, as ku e kur të hahet! Nuk guxon të veshësh çfarë do, as të dalësh ku do, apo kur do! Ka skenar! Ka pritshmëri! Se vëmendja e medias mundet me ikë dhe ti mbetesh papritmas në terr! Pa vëmendje s’ka biznes! Nuk ekziston më pa bërë ndonjë skandal! Sikur në politikë!
Ndodhi që ai nuk shkoi me e marr femrën e tij me veturë të shtrenjtë, si pritej, por doli me veturën e saj, një Ford Fiesta të zakonshme blu! Ai nuk ka xhip, as nuk shpenzon gjysmën e pagës për me e impresionua femrën e tij! E, te ne xhip ka madje edhe djali i një funksionari lokal, çdo i dhjeti polic, apo çdo i pesti doganier! Xhip ma! Xhip edhe kallash, mjaftojnë të bëhesh yll për mediat tona lokale!
Pastaj, ai nuk e pagoi as parkingun! Ajo e pagoi! Kështu, ai e qoi vajzën në një restorant krejt të lirë ku pagoi një faturë vetëm 18 funtshe dhe iku nga dhoma e hotelit para orës nëntë, kur ai duhet të jetë në shtëpi. Natyrisht, vetëm pasi kishte kaluar do kohë duke shikuar X-Factor me mikeshën e tij të rastit! Shyqyr që nuk u raportua të kenë bërë ndonjë gjë nga to gjërat e ndaluara paramartesore, se ndonjëri nga imamët tonë do të bënte kiametin! Më e pakta, do t’i rezervonte një vend në Ferr! Se, ky është biznesi i radhës! Je i famshëm… ka pritshmëri! Je model!
Shembull për gjeneratat e reja! Si në kohën e “Afërditës përsëri në fshat” apo “Zonjës nga qyteti”!
Apo Shehrezadës!
E, vajza bukuroshe, nga mbiemri skoceze, kishte dalë të takohej me një yll futbolli. Natyrisht, ajo e çmendur pas famës, nuk po e shihte para vetes djalin modest dhe të disiplinuar, të përkushtuar për suksesin e tij! Kur “skandali” shpërtheu, shumë nga bashkëlojtarët i dolën në mbrojtje publike!
Por, as ajo nuk është për t’u vajtuar! Ajo e cila pagoi një faturë prej 30 funtash veç për t’u rregulluar, për faktin se po dilte me një yll në ngritje të futbollit anglez e botëror, doli nga anonimiteti. Nuk ishte më e panjohur! U bë një yll! Nëse do Zoti e ka edhe ndonjë talent tjetër, përpos të komentojë publikisht takimet e sajë private, ajo do të hyjë në lojën e çmendur për vëmendjen e njerëzve. Do të mbetet e famshme! Si shumë të tjera të cilat nuk dhanë diçka kreative, përpos që ekspozuan kreativitetin e natyrës, d.m.th. trupat e tyre.
Paramendojeni për shembull yllin global, Kim Kardashian! Nga hiçgjë u bë yll! Pastaj e bëri edhe atë shiritin duke quar dashuri, i cili rrodhi në publikë… kështu fitoi milionët!
Njëherë vëmendja publike, pastaj të tjerat! Por, kjo është industria e cila të krijon identitetin global! Je ose nuk je!
Mund të luftosh për liri, të vritesh, por nëse dikush nga kombi yt i lavdishëm nuk ka prapanicë të bukur, apo nuk tërheq vëmendjen globale me diçka që e mbushë ditën tonë monotone me hare, është e kotë!
Ju kujtohen ato rrëfimet nëpër mediat tona kur kryeministrin gjatë vizitës në SHBA e kishin ngatërruar me artistin e famshëm George Clooney? E, barsoleta, në versionin tonë lokal thotë se kur George Clooney kishte shkuar në Skenderaj, vajzat po nduknin flokët dhe po klithnin: Hashiiiiim!
Gojëkëqinjët po thonë se kjo mund të jetë edhe një nga akuzat e reja të EULEX-it për kryetarin e famshëm të Skenderajt, se gjoja ai e ka kurdisur krejt këtë! Por, sidoqoftë, derisa të dëshmojë pafajësinë për këtë akuzë, ai duhet të mbetet në paraburgim! Se paraqet rrezik!
Por, të kthehemi te skocezja e re dhe e bukur! Apo nuk ishte skoceze, por do të jem ngatërruar nga mbiemri?! Jo se na ishte e bukur, por bukuria asnjëherë nuk është e tepruar! Ndoshta e shkreta as nuk ishte e vetëdijshme se në çfarë loje po futej. Kur bëhesh e famshme, më nuk ka privatësi! Njerëzit duan të dinë se a je ngritur në krah të djathtë apo të majtë! A je nisur në punë me këmbë të djathtë apo të majtë! E ke kruar veshin apo prapanicën me dorë të djathtë apo të majtë! E, do të pajtoheni se krejt kjo është jetike për të ardhmen e kombit. Sidomos kur bëhesh vlerë (ndër)kombëtare!
Eh, tash, kjo ka shkaktuar cunami në egon tonë kolektive. Përsëri klithmat: Adnan, thuaj “Po” kombëtares! Vërtetë, në Shqipëri do të jesh hero përmasash lokale, por energjia që do të drejtohet nga ti është kolosale! Ka rrezik se nuk e përballon. Sa për restorante mos baj dert! Restorantet paguajnë vet. Nëse edhe ato dështojnë, paguajnë vajzat! Nëse edhe kjo dështon, shpenzimet e tua ditore i marrin përsipër tifozët kuqezi. Ti veç thuaj “Po”!
Kështu, kjo megangjarje i qiti në hije edhe bisedimet Kosovë-Serbi. Sapo po shkruaja diçka për këtë, e lash! Nuk e lexon kush! Ka thënë i moçmi: “Qenët lehin… bisedimet vazhdojnë”!
E, restoranti ku ndodhi ngjarja, i kishte dërguar yllit në ngritje të futbollit, një kartë kredie me 50 funta, për daljen e ardhshme në restorantin e tyre. Kur yjet bëjnë skandale, biznesi ecë! Sikur edhe në politikën tonë, apo jo?!
E, për dallim prej Adnanit, politikanët tonë nuk janë koprrac! Ata nuk e kanë pagën javore prej 50 mijë dollarë! Ata jetojnë nga buxheti!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi