LAJMI I FUNDIT:

Me fat Kurban Bajrami (Foto)

Me fat Kurban Bajrami (Foto)

Është falur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, Namazi i Kurban Bajramit, ku është bërë thirrje për paqe, dashuri, harmoni e solidaritet mes njerëzve në tërë botën. Drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) kanë bërë thirrje për paqe mes njerëzve në botë, pasi sot më shumë se kurrë bota ka nevojë për paqe, dashuri, solidaritet e harmoni mes vete.

Sekretari i Përgjithshëm i BIK-ut, Resul Rexhepi tha se përveç prerjes së kurbanit, qytetarët kanë rastin t’i ndihmojnë edhe të varfërve, edhe skamnorëve, edhe jetimëve sepse kjo do të ofroj njerëzit mes vete.

“Sot në këtë ditë gëzimi të gjithë besimtarët që në zemrat dhe shpirtin e tyre shndrit besimi i sinqertë, besim i cili motivon dhe fuqizon veprat tona, të jemi me solidar mes vete, të jemi më human, më mëshirues dhe me tolerant. T’i lëmë urrejtjet dhe armiqësitë, të motivohemi për buzëqeshje dhe përqafime vëllazërore. Çdo festë e jona e ka porosinë e vet, e porosia më e madhe e Kurban Bajramit qëndron fuqishëm mbi parimin e dashurisë, bujarisë, solidaritetit, barazisë dhe sakrificës. Në këtë ditë feste prej nesh kërkohet t’i harrojmë urrejtjet e mospajtimet, t’i bashkojmë zemrat tona dhe ta shtrijmë dorën e pajtimit”, tha Rexhepi.

Ai tha se kujdes të veçantë duhet të tregojnë ndaj jetimëve dhe me ndihmën e tyre t’ua lehtësojnë dhimbjen e tyre. Rexhepi tha se duhet të ndihmohen skamnorët që edhe ata të gëzohen në këtë ditë.


Rexhepi shtoi se sot kur po festohet dita e Kurban Bajramit, në botë ka shumë vatra të luftës, ku të pambrojturit, gratë, ku ka dhunë vrasje e shkatërrime, lusin Zotin që të bëj që ato vende dhe ata popuj të heqin dorë nga konfliktet dhe vrasjet. /Telegrafi/
—————————————————————————————–

Miliona mysliman në mbarë botën sot festojnë festën e Kurban Bajramit. Edhe Kosova, po kremton këtë festë të madhe për popullin shqiptar të besimit islam.

Namazi kryesor i Kurban Bajramit është falur në Xhaminë ‘Sulltan Mehmet Fatih’, e cila njihet si Xhamia e Madhe, nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Festa e Kurban Bajramit karakterizohet edhe me kryerjen e një prej shtyllave kryesore të fesë Islame, kryerjen e Haxhit. Në këtë ditë bëhet edhe therja e Kurbanit. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli - Pasioni dhe angazhimi i tij politik

Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli - Pasioni dhe angazhimi i tij politik

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Kalo në kategori