“Ne dhe Kina – 1.5 miliard”, brohoriste vetë me vete kryeministri e Shqipërisë, Edi Rama! Kur ishin shtatëqind milionë, shypja këndonte me mburrje për unitetin e pathyeshëm. Natyrisht, unë po spekuloj, se veç një Zot e di se çka e ngazëllen kryeministrin. Vetëm ideja e ngazëllimit, për ne në Kosovë, të cilët njihemi si totalisht të (ndër)kombëtarizuar, na lëndon shumë! Edhe Kina na zuri në befasi! Po na vë para aktit të kryem! Jo se nuk po arrijmë të korrigjojmë ende të kaluarën, por as të ardhmen… e ndritshme!
Sidoqoftë, për të gjitha pasojat, para historisë, i vetmi përgjegjës do të mbetet Edi! Përgjegjësi penale dhe morale nuk ka! Por, historianët me raste, sidomos solemne, do të përmendin emrat e tyre. E, këta do t’i ndjekë lemza, kudo që të jenë!
E ne, konform rrethanave, nuk na ka mbetet tjetër veçse me i shpallë luftë Kinës. Vijnë prej fundit të botës dhe po duan me na e marr Shëngjinin, përpara hundësh! Kështu inatosen kosovarët dhe nën vrullin luftarak e përmbysin… gotën! Nga dëshpërimi!
Pra, situata në kuptimin politiko-emocional paraqitet pak a shumë kështu: dikur “Sala” ua fali Shëngjinin vëllezërve kosovarë, e tash Edi po ua falë atë vëllezërve kinez. Jo se kosovarët e përdorën atë, por… ishte “lodra” jonë me të cilën na mashtroi Salua, kur po qanim! Edhe kryeministri kosovar e fali aeroportin dhe distribucionin, te vëllezërit turq. Trepçën po e mbajnë peng vëllezërit serbë. Rrush prej vëllezërve. Jemi familje e madhe!
Ndoshta kinezët, të llastuar pas bumit ekonomik, mund të thonë: duam Sarandën, apo Durrësin, jo Shëngjinin ?! Kush e do veriun? Këtu bashkohen me Maks Velon! Urrejtja e tyre për veriun mund të lexohet veç si një formë se si “ata” e shprehin dashurinë! Kështu shpëtojmë të gjithë.
Sidoqoftë, fjalën e (para)fundit e thotë Parlamenti! Pastaj, në fund fare, Kushtetuesja! Edhe Shqipëria ka Kushtetuese, sikurse edhe Kosova. Por, pa ndërkombëtarë! Vet shqiptarët përfaqësojnë shtete të ndryshme. Parlamenti, si organi më i lartë i pushtetit, është i paparashikueshëm, sikurse edhe qytetarët! Ndërkohë që kush e ka shumicën në Kushtetuese, ai është pushteti!
Po mendoja se, ndoshta më e lehtë do të ishte me i shpallë luftë Shqipërisë! Kina mundet mos me e pranu sfidën! Frika është e natyrshme për një superfuqi! Pastaj edhe përgjegjësia. E ne, sloganin “Shqipëria është Kosovë” mundemi me e vendos në hyrje të Kalimashit! Tuneli ynë!
U pa puna, po e pushtojmë Shqipërinë! Më së lehti e kemi verës! Por, a pushtohet Shqipëria nga shqiptarët, or vëlla?! Shqiptarë ka mjaftë edhe atje, por nuk po e pushtojnë dot, tash e njëqind vjet?!
OK, e zëmë se e pushtuam? Pastaj? Edhe Shqipëria do të bëhej jofunksionale, sikurse Kosova, dhe do të hyjë dhe nën patronatin ndërkombëtar! Edhe atje do të sundonin minoritetet, sepse shumica, për diçka do të jetë vazhdimisht e dyshimtë! Sidomos për shqiptarizëm! Por, pa dert! Këtë askush nuk mundet me e dëshmu.
E, strategjia jonë, duhet të jetë konspirative. Për të mund të debatohet vetëm në rrjete sociale. Kështu, të gjithë mendojnë se është shaka! Operacioni i koduar “Lakuriq” tregon se duhet me u masku, si turist! E, kur në Tiranë të bëhemi rreth një milion kosovarë, nuk mbetet tjetër veç me e zgjatë dorën e me i marrë institucionet. Ne e kemi dëshmu se dimë me institucionet. I bëjmë (jo)funksionale. Pastaj, gjithnjë e mbajmë rezervë edhe deputetin më të vjetër. E respektojmë edhe Kushtetuesen! Kushtetutën nuk e kemi lexu! Pse me e lexu kot! Krejt është çështje interpretimi! Gjykatësi amerikan dha dorëheqje sepse e pranoi se nuk ishte mjaft i mençur për me e kuptu Kushtetutën tonë të komplikueme. Ekspertët vendorë kanë shkruar Kushtetutën perfekte!
Se, na iku vegëza! Pas kthimit të Edit nga Pekini, hit i javës do të jetë kënga: “Ne dhe Kina 1.5 miliard”!
Mos të na e prek kush Kinën… se vdesim të tanë! Pak a shumë, kështu do të këndojnë reperët zyrtarë, në standard! E ku ka “rep” në standard, pash bukën?!
Por, anash emocionet nga e kaluara… Kina është superfuqi ekonomike dhe ne i duam superfuqitë. Me kë të bëhemi ne, ai bëhet superfuqi! Historia jonë është dëshmitare. A nuk u bëmë njëherë me Romën, Stambollin, Moskën, Pekinin, Uashingtonin, Brukselin dhe prapë… Kinën!
Nuk mendoj se ka diçka të keqe këtë biznes, sepse Kina komunisto-kapitaliste, e do një port në Ballkan, në kohën kur transporti detar është gjithsesi kryesori në tregtinë globale, por… më kapluan emocionet, or vëlla! Në Shëngjin nuk do të ndihem më si në shtëpi. Do të ndihemi sikur në Kinë. S’ka dyshim se duhet ndërruar strategjinë. Po na e morën Shëngjinin, fillimisht duhet pushtu Vlora dhe aty të ngritet flamuri kuqezi! Ai i kombëtares! 100 metra! Me e shpallë Shqipërinë të bërë dhe të mosvarme.
Në kohën kur edhe zogjtë kërkojnë një kabllo interneti për të pushuar pak krahët e lodhur, ne do të shpallim Pavarësinë dhe do të këndojmë për Salon që e fali dhe Edin që e mori, Shëngjinin! Krejt është epikë! Se zogjtë e tanë nuk janë çfarëdo! Fillimisht shqiponja! Pastaj edhe… Tuna!
Por, zgjidhje ka! Ne duhet të lidhim aleancë me Indinë. 2-300 milionë më pak nuk luajnë rol! Është fuqi India! Pastaj, veç ata kanë durim me u marrë me komplekset tona. Kështu, i madh e i vogël do të ushtrojmë joga! Fillimisht, kjo na duhet për me e duru vetveten. Pastaj për me e kuptu vetveten. Pastaj me u lëshu teposhtë Bjeshkëve të Nemuna e drejt në Vlorë!
Përnjëmend, më thoni, kush i pat nëmur këto Bjeshkët e Nemuna? Kur serbët ikën e kuptova që fajtore paskan qenë… patatet! E vetmja luftë që kishim ishte… luftë patatesh!
E ka kuptu, Edi! Kina është zgjidhja! Aq sa hamë ne patate për një vit, ata i qërojnë për dhjetë sekonda! Lobing, njeri lobing! Për “çështjen”!
Kështu, ata me Kinën, e ne me Indinë! Edi biznesin e ne durimin! Edi do të shkojë në Beograd së shpejti, e pastaj në Pekin! Apo ishte anasjelltas? Do të lobojë edhe për Kosovën! Krejt bëhet për “çështjen”!
Gjeopolitika është hartë, më thoshte një miku im, autor i një libri në shqip për gjeopolitikën! Pra, hartat përpara, o njerëz! Kujt po i biem: Tiranës apo Pekinit?
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës