E kishim planin perfekt se si me e pushtue Serbinë! Më saktë Beogradin! Ishte konspiracion vendor dhe ndërkombëtar përmasash globale, por… ah! Nuk bëhet konspiracioni me shqiptarë or vëlla. E shumta shërbejmë për koalicion publik! Ashtu, sa për t’u dukur! Ndër njëqindmijë ushtarë të koalicionit ndërkombëtar, ne dërgojmë njëqind! Sa për t’u dukur! Do ti… ne na kapin mediat! Por, nuk ke çfarë i bën! Na do kamera or vëlla!
Kur u desh të bëhet publik në përmasa planetare konspiracioni i quajtur ISIS, kush doli para kamerave? Askush tjetër pos një shqiptar i cili preferon të kapardiset para kamerave me një kokë njeriu në dorë dhe të shkel pasaportën e vendit të vet! Mbeti kush pa e marrë vesh? Nuk mbeti!
Pra, ne shqiptarët gjithnjë më katolikë se Papa, më komunistë se Stalini dhe më myslimanë se Bin Ladeni! E duam publicitetin! Nuk e mohon dot! Nuk durojmë të jetojmë pa vëmendjen globale. Na ndjek pas dhe kjo potencë për me kriju lajm përmasash planetare!
Nëse don me u marrë vesh diçka, ua beso shqiptarëve! Mjafton të u thuhet: “Mbajeni sekret”!
Edhe kur mbulohen, ata zbulohen! Kur zhvishen gocat tona… ua u zhveshën thonë! Kur mbulohen, prapë keq! U mbuluan thonë! Asgjë nuk kalon pa vëmendjen globale! Na kanë kapur reflektorët!
Pra, skenari për me e çlirue Serbinë, ekzistonte! Ishte pak a shumë sikur në luftën e fundit politike në Kosovë! Shumë kohë pas Betejës së famshme të Kosovës, në Prishtinë, te rrethrrotullimi i famshëm me emrin “Te Rrethi”, u zhvillua një luftë përmasash epike në mes të Qeverisë së tanishme Thaçi e cila, me ndihmën e Zotit po na lë, edhe… “Vetëvendosjes”. Në fakt, për ata që nuk e dinë, “Vetëvendosje” paturpësisht kishte vendos vet, pa e pyetur askënd, me e vë në shtyllën më të lartë në kryeqytet, flamurin e një shteti fqinj, të quajtur Shqipëri! Donin të thoshin, ruana Zot, se Kosova është Shqipëri! Nejse, ata e quajtën flamur kombëtar, por… kë e mashtrojnë ata? Qeveria e uli poshtë flamurin me shqiponjën dykrerëshe. Ata e ngritën sërish!
Kështu, krejt pafajshëm filloi lufta e cila nuk ka përfunduar ende. Qeveria në ikje shqetësohej se flamuri kuqezi po i shqetëson minoritetet. Ky u bë problem serioz pasi idealiastët e “Vetëvendosjes” e pushtuan Prishtinën. Por, kjo nuk mjafton! Çlirimi i Prishtinës ishte veç hapi i parë për me e çliru edhe Beogradin! Se, Beogradi është faktor serioz politik në Kosovë! Rrugë tjetër nuk ka!
Në Evropë po na pranon, veç krah për krah me serbët… por, rusët nuk po lejojnë! Kryetari serb Nikolic, kohët e fundit ishte në Rusi për të bindur shikuesit e atjeshëm se Serbia nuk e tradhton Rusinë! Nuk e jep Rusinë për Evropën! “Mos na detyroni të zgjedhim mes Evropës dhe Rusisë”, i drejtohej ai diplomacisë perëndimore përmes televizioneve ruse. Pra, Serbia e pushtuar dëshiron të shkojë në Evropë, por… me Rusinë. Se Rusia nuk e lë vetëm!
Pra, serbët duhet ndihmuar! Kush tjetër pos shqiptarëve! E çka hyjmë ne në këtë “lojë” or vëlla? Hyjmë, si nuk hyjmë! E ku ka lojë pa ne?! Pastaj, nëse shohim prapa në histori, serbëve ua kemi borxh një … çlirim. Ata na “çliruan” nga turqit!
Sipas pretendimeve të historianëve serb, në vitin 1913 ata e çliruan Kosovën nga turqit. Duke qenë se ata ende nuk kishin besim në ne, mbetën këtu për njëqind vjetët e ardhshme. Edhe thanë: “Kosova është Serbi”!
Pastaj, sipas politikanëve turq, ata më 1999 na çliruan nga serbët. Jo se nuk ishin pjesë e kësaj loje, por…!
Kështu kemi hyrë në një rreth vicioz të çlirimit dhe okupimit dhe në njëfarë forme kemi mbetur borxhli të përjetshëm diku dhe dikujt, pa arritur të… ecim vet!
Pra, nuk kishte rrugë tjetër! Duhej pushtuar Beogradi! Duhej shpalosur në Beograd shqiponja dykrerëshe, bashkë me sloganet “Serbia është Shqipni”! Kjo po që do të ishte “Shqipëri e Madhe”!
Kështu, ku tjetër pos në “Pentagon” u thur plani sekret se si me e pushtu Beogradin. Pikërisht atë (krye)qytet i cili nuk u mposht dot as me bombardime e as me lojëra klasike spiunazhi! Rreth dhjetëmijë specialë, të maskuar si tifozë kuqezi, do të zbarkonin ditën e marte në Beograd.
Për të mos rënë në sy, disa do të vinin me aeroplanët e JAT-it nga diaspora dhe nga kontinentet e tjera. Ishte blerë edhe referi kryesor i ndeshjes. Për çdo rast ishin blerë edhe referët anësorë! Vetëm do të pritej shenja për me fillu!
E shenja ishte shpalosja e flamurit gjigant kuqezi, me shqiponjën krenare, pikërisht në “Marakanë”! E kur të shpalosej flamuri 100 metërsh dhe kjo të filmohej prej televizioneve globale, dhe me dhjetëmijë celularë, fjalë e fundit e teknikës, të blerë me fondet me mafisë shqiptare, e cila sipas medias serbe gjithashtu është më e pasura dhe më e rrezikshmja në botë … edhe Facebook-u do të dorëzohej! Ndryshe nuk bëhej, pastaj, çfarë konspiracini do të ishte pa mafinë e famshme shqiptare! Kështu, fitorja do të ishte e plotë! E golat? Pse, kujt i duhen golat?!
Pra, po të mos zbulohej nga shërbimet sekrete serbe dhe ruse, nuk kishte më forcë që e shpëton Serbinë! Shërbimet sekrete?! Po çfarë shërbimesh sekrete?! U dekonspiruam vet.
“Tifozët kuqezi”, anëtarë krenarë i të cilëve është edhe autori i këtyre rreshtave, u takuan në pikë të ditës me “Plisat” dhe lëshuan deklarata “të fuqishme”! Kaq u deshtë! Na zbuluan!
Eh, “Serbia është Shqipëri” do të jehonte “Marakana”! Do të shpaloseshin pankartat dhe do të brohoritej nga mijëra tifozë kuqezi, një pjesë e të cilëve, natyrisht, do të maskoheshin si tifozë të Serbisë! Kështu do të paralizohej shteti serb! Para këtij skenari të armikut të jashtëm në bashkëpunim me të brendshmin Serbia do të kapitullonte!
Pastaj, me 22 tetor do të shkonte vet kryeministri Rama në Beograd, e me 31 edhe presidentja e Kosovës, personalisht. Vet ajo! Kështu do të zyrtarizohej… pushtimi!
Eh, krejt kjo filloi aq pafajshëm, me një goditje topi të kryeministrit Rama në Elbasan! Para ndeshjes me Danimarkën! Ai e bëri gol! Sa herë i del përpara dikush me mbiemrin Berisha, ai patjetër do të bëjë gol! Nuk përmbahet dot! Ky ishte sinjali i parë për serbët, se diçka e madhe po përgatitet!
Gati u mashtruam, thanë ata me vete! E kishim bërë gati edhe çelësin gjigant të Beogradit, për Ramën! Me ia kthye nderin…!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet