LAJMI I FUNDIT:

McDonalds ndryshon emrin në Kinë

McDonalds ndryshon emrin në Kinë

Njëri nga brendet më të njohura botërore, zinxhiri amerikan i ushqimit të shpejtë McDonalds do të ndryshojë emrin. Ndryshimi i emrit do të ndodhë vetëm në Kinë, dhe atë vetëm në letër.

Kjo kompani do të ndërrojë emrin afarist në “Golden Arches (China) Co Ltd”.

Ndryshimi i emrit ka për qëllim përmirësimin e shitjes në restorantet ekzistuese, si dhe zgjerimin e vendeve të reja të punës.


Zinxhiri amerikan për ushqim të shpejtë ka marrë vendimin pas marrëveshjes së mëhershme gjatë këtij viti që McDdonalds të shesë shumicën e afarizmit në Kinë dhe Hong Kong.

Plani i ri i biznesit parasheh dyfishimin e vendeve të reja të shitjes dhe ato janë restorantet në Kinë, në 4.500, deri në vitin 2022.

Kompania ende nuk e di se kur klientët e parë do të vizitojnë restorantet e McDonalds me emrin e ri.

“Emri i restorantit tonë do të mbetet i njëjtë, ndryshimi ka të bëjë vetëm në nivel të lejes shtetërore”, tha zëdhënësja Regina Hui, duke refuzuar të komentojë arsyet e këtij ndryshimi.

McDonalds në Kinë dhe Hong Kong është 52 për qind në pronësi të CITIC, dhe 28 për qind në duar të grupit Carlyle, ashtu që McDonalds ka vetëm gjithsej 20 për qind të aksioneve në biznesin e përgjithshëm.

McDonalds kohë më parë ka publikuar rezultatet e shitjes, të cilat janë më të mira se sa që ishte pritur në SHBA, ndërsa është regjistruar edhe shitje e fuqishme në Britani dhe Kinë. /kp/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Interesante
Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
Pasagjeri paguan për ulëse afër dritares në aeroplan, në vend të saj merr një

Pasagjeri paguan për ulëse afër dritares në aeroplan, në vend të saj merr një "mur"

Interesante
Parashutisti pëson

Parashutisti pëson "sulm" gjatë fluturimit, pamjet e shpëtimit dramatik të tij bëhen virale

Interesante
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Kalo në kategori