Sapo është mbyllur panairi i 67-të i librit, “Frankfurti 2015”, ngjarja më e madhe në botë e industrisë së librit. Morën pjesë mbi 7.100 botues nga 100 vende të botës, përfshi edhe Kosovën, me një stendë simpatike, dinjitoze dhe të pëlqyeshme, e cila në ditët 14-18 tetor 2015 u solli vizitorëve të shumtë rreth 350 tituj, nga të cilët gjysma të rinj, botuar brenda dy panaireve.
Kjo ngjarje e madhe në fushën e librit radhiti shtete e botues, agjenci të të drejtash të autorit, ofroi laramani botimesh, përkthimesh, promovimesh, por edhe kontraktimesh për një vit të tërë, botime që do shohin dritën e botimit deri në edicionin e ardhshëm.
Më se 10.000 gazetarë të akredituar, ndoqën në vazhdimësi të gjitha ngjarjet e këtij eventi me më se 280.000 vizitorë, shumë afër pritshmërisë së organizatorit, lakuar me të drejtë me shifrën 300-mijëshe…
Kosov a, pa dyshim, ruajti trendin e prezantimit gjithnjë në rritje, qoftë me numrin e botuesve, qoftë me tituj e ekspozuar, cilësinë e tyre, llojllojshmërinë, fizionominë…
Më se 30 botues nën siglën e Shoqatës së Botuesve të Kosovës, e përgjegjshme për afirmimin e duhur në relacione ndërkombëtare, u arrit një prezantim më se dinjitoz, përpos ekspozimit edhe me aktivitete të tjera, si promovime librash, takime me vizitorë të huaj e bashkatdhetarë të shumtë që jetojnë në këtë pjesë të Evropës.
Botimet e botuesve, sipas renditjes alfabetike: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, AIKD ’99, Alb-Med, Albas, Anton Pashku, Artini, BSS, Buzuku, Cuneus, Dija, Drita, Dukagjini, Faik Konica, Fondacioni Ibrahim Rugova, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë, Koha, KREK, Libri Shkollor, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Mendimi pozitiv, Neokultura, Njeri L.L.C., Pa, Pema, Rugova Art, Tenda, Titanik, Universiteti i Prishtinës dhe Universum press.
Stendën e Kosovës gjatë katër ditëve e vizituan Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Z. Skender Xhakaliu, Konsulli i Kosovës në Frankfurt, Astrit Zemaj, Vehbi Miftari dhe Nysret Krasniqi, këshilltarë të lartë të Ministrit të Kulturës së Kosovës, Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, përfaqësues e anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe të Poetëve të Mërgatës (e cila edhe përuroi në ambientet e panairit – stendës – dy libra të anëtrëve të saj, Drita Fejzës dhe Luz Gashit), botues të shumtë e delegacione të vendeve mike, disa edhe të rajonit, biblioteka e librarë vendesh të ndryshme, gazetarë e përfaqësues mediesh elektronike dhe të shkruara, por e veçanta është numri i madh i bashkatdhetarëve që ndoqën këtë ngjarje të madhe të librit, sidomos gjatë fundjavës.
Nga titujt e ekspozuar do të kenë zgjuar interesin pa dyshim monografitë dhe albumet shteruese të Kos ovës si “Kosova” shqip e anglisht e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Majestic – Kosova – Madhështore” e Arben Islamit, nga i cili album është marrë edhe imazhi përfaqësues i stendës, tejet mbresëlënës, duke e radhitur stendën e Kosovës ndër stendat tejet simpatike të panairit, pastaj monografitë – albumet: “Bekim Fehmiu, Odiseu i Kosovës” përgatitur nga Fahri Musliu, “Kosova – Vend për t’u zbuluar – A Land to Discover” e Ismail Gagicës, “Monumentet, 1-2” të Artan Krasniqit,
Botuesi Buzuku solli Nobelin e vjemë, Patrick Modiano, me 11 tituj nga të cilët 7 qenë ekspozuar ndërsa të tjerët, sipas botuesit Besian Zeneli, pritet të dalin së shpejti nga shtypi, i cili bëri të ditur edhe për mundësinë e marrjes së të drejtës së botimit në shqip të Nobelit 2015, Svetlana Aleksieviç, një dëshmi kjo e të qenit koherent të botuesve të Kososvëme rrjedhat botërore të letërsisë dhe të përkthimit.
Tituj e autorë të tjerë që duhet veçuar: “Emri i autonomisë” dhe “Ambasadori i Melkizedekut” të Veton Surroit , poezitë e Xhevdet Bajrajt shqip e spanjisht, “Copa ime e qiellit – Mi Cachito de Cielo”, “Veç Pavarësi, asgjë më pak – Ibrahim Rugova në shtypin gjermanofon (1989-2006)” përzgjedhur e përkthyer nga Enver Robelli – botime këto të Kohës; Dan Fante,Janis Ricos, Kujtim M. Shala, Jean-Paul Sartre, August Strindberg, Elisabet Kaestli, Roland Gjoza, Veli Karahoda, Adem Gashi, Albanë Mehmetaj, Xhavit Beqiri, etj. të Buzukut, “Diferentia specifica” e Ibrahim Rugovës, botim i Fondacionit Ibrahim Rugova, “Shqiptarët dhe shqipja” e Qemal Muratit, botim i Institutit Albanologjik, romani i Rexhep Murtez Shalës “Anonim profan wor(l)d’ , “Rrëfimet e maestros” i Agron Y. Gashit, “Porosia ime për shqiptarët”e Mark Krasniqit, “Nga grupi revolucionar te Fronti i Republikës” me autorë Mehmet H ajrizi dhe Gani Sylaj, një bashkëbotim i Institutit të Historisë dhe Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, “Mashtrimi i Madh” i Bardhyl Mahmutajt, botime të ndryshme universitare si ato të Universum Press, etj.
Mbështetja e MKRS-së me 9.500,00 euro (aq sa ka kushtuar stenda 24 m2) mundësoi që Kosova të prezantohet dinjitetshëm gjë që nuk mund të thuhet për Shqipërinë, e lënë në mëshirë të fatit, me një stendë modeste, për t’u vlerësuar megjithatë, e botuesve Onufri, Minerva dhe Botimpex.
Gjatë këtij panairi u arrit edhe një rekord i ri botëror nga Patrick Sinner,i shtetit gjerman Hesse,me dymbëdhjetë vullnetarë të tij, duke ndërtuar një zinxhir dominojemë të gjatin deri më tani me më se 10.200 libra, të botimit aktual Rekordet Botërore Guinness.
Panairi i ardhshëm, i 68-të,“Frankfurti 2016” do të mbahet nga 19-23 tetor 2016, ndërsa mysafire nderi do të jenë Holanda dhe Flandra (veriu flaman i Belgjikës).
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit”

Bota e mençur

Holivudi është po aq i frikësuar nga bota - sa ti dhe unë!

PEHLIVANËT

Udhëpërshkrim nga Sanxhaku i Novi Pazarit: Kur gjuha përcakton kombin - si u shndërruan shqiptarët në boshnjakë?
“Miku i fëmijëve”: Historia e errët pas fotos së famshme të Stalinit!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës