LAJMI I FUNDIT:

Mbretëria virtuale serbe kthen goditjen

Dikush ka harruar gjyqin qe ua beri Miloseviqi gjithë liderëve dhe komandanteve te vendeve anëtarë të NATO-s, Bill Klintonit, Blerit, Klarkut, Noymanit, Ollbrajtit, Kukut, etj. Kanë harruar edhe mediet e shumta të informimit të prekin butonat e aktivizimit të lëvizjes së shiritave të filmuar me dëshmi për krimet serbe anë e mbanë ish Jugosllavisë. U harruan shpejtë mediet kriminale si RTS, Veçernje Novosti e Politika, të cilat me propagandën vrastare bënë më shumë krime se gjithë paramilitaret serb se bashku. Furtuna e re nuk është teme e pa njohur, por befason reagimi i ngathtë i po kësaj Evrope e cila ka mbyllur sytë shumë herë para krimeve monstruoze serbe. U harrua Vukovari, Sarajeva, Srebrenica, Bijelina e Reçaku. Po nuk kanë vdekur të gjithë dëshmitarët e kasaphanës serbe. Në skenë rifilluan të dalin lugetërit, ata që janë mësuar të jetojnë me krimin. Jo vetëm shqiptareve, por edhe te gjithë popujve te Ballkanit nuk u janë të panjohur trilerët propagandistik serb. Në Sarajevë, në Srebrenicë, në Vukovar e në Kosovë po masakrohen e përdhunohen serish viktimat e gjenocidit serb, ende pa i tretur dheu dhembjet e tyre e te familjarëve që kishin shpëtuar rastësisht. Me mijëra të zhdukur, me mijëra varreza të pa hapura ende ruhen sekret në Serbi.

Politika serbe nuk heq dorë nga planet e vjetra

Serbet asnjëherë nuk kanë hequr dorë nga planet e Garashaninit, Çubriloviqit, Qosiqit, Ekmexhiqit e Millosheviqit. Asgjë e re nuk ka ndodhur në skenën politike te Ballkanit. Serbia provoi edhe një here se çka mund të plasojë në Evropë. Edhe një here u pa haptazi se Serbia, me para mund të blej njerëz të cilët me raporte si ai i Martit mund të tronditin edhe paqen e vendosur me aq mund në Ballkan. Po Serbia nuk pushon se aktivizuari planet e vjetra edhe në ditët e sotme, kur makineria e saj luftarake, në kohën e internetit nuk mund të bëj krimet me të rënda ndaj cilitdo etnikum të Ballkanit e të mos e kenë parë të tjerët. Serbia ende beson se projektet e akademisë serbe të shkencave mund të jetësohen. Serbinë e pengon çfarëdo stabiliteti i Kosovës, por edhe i shqiptareve në përgjithësi. Ajo e ka të vështirë apo thjeshtë të pamundur të ulet në një tryezë me përfaqësues shqiptar që do të jenë të barabartë në çfarëdo bisedimesh. Përpjekjet serbe për të mos e lënë të qetë Kosovën tashmë kanë shpërthyer në gjithë skenën ndërkombëtare. Reagimet evropiane dalin si te ngathëta.


“Çka bën serbi, shqiptari nuk e bën”

Secili serb e din mirë se “Çka bën serbi, shqiptari nuk bën”. Këtë fjali e din çdo serb qe në çfarëdo mënyre ka njohur shqiptarët dhe traditat e tyre. Edhe atëherë kur nuk ka pasur as ligj e as gjyq, shqiptarët e edukuar mbi baza të kanunit të maleve nuk kanë bërë as edhe një krim çnjerëzor ç’farë kanë bërë serbët mbi një popullatë të tërë të pambrojtur. Serbët dalin me tufanin e ri mbi shqiptarët, të vetëdijshëm se më në fund e kanë humbur Kosovën. S’ka pse të shfletohet historia e Ballkanit ngase atë e kanë konstruktuar autorët serb, ndërsa shumë evropian nuk kanë kaluar asnjëherë përtej Beogradit për të parë gjendjen në terren. Kjo dikur edhe ka qenë e vështirë, por megjithatë ka mjafte dokumente shume më origjinale se ato serbe për historinë e vërtetë të popujve dhe të shteteve te Ballkanit. Pa shkuar më larg në historinë e ish Serbosllavisë se konstruktuar në fund të vitit 1945, u pa se krijesa artificiale e formuar nga fuqitë e mëdha, u bë e rrezikshme për vetë Evropën.

Mbretëria virtuale serbe kthen goditjen

Pas vendimit të GJND-se se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nuk është shkelur e drejta ndërkombëtare, nëntoka dhe mbi toka serbe nuk pushoi së vepruari. Grushti që i dha GJND-ja politikës vrastare të Serbisë e tronditi rëndë perandorinë virtuale serbe. Grushti duhej kthyer. Kishin harruar kosovarët se politika serbe nuk fle. Kosova po merrej me vetveten. Pa president, pa gjysmën e ministrive, disa menduan se shtetin do na e ruajnë të tjerët. Çka ka këtu për t’u befasuar? Shërbimet sekrete serbe po kalëronin lirshëm nëpër gjithë Kosovën. Jeremiqi kishte përgatitur raportin e goditjes. Atë raport vetëm e nënshkroi zvicerani, anëtar i Këshillit te Evropës.

Sikur në kohën e RSFJ-së, në selinë e Këshillit të Evropës njoftohet se ka shkuar për vizitë ministri serbo-boshnjak Rasim Lajiq. Çka do të këtë thënë ai për raportin? Mos vallë do ta këtë dëgjuar fjalimin e dikurshëm të Raif Dizdareviqit para masës se tërbuar serbe të cilës i printe Milosheviqi, jo fort moti në Beograd. Ndoshta, Lajiq nuk e din sa boshnjakë u vranë ne Bosnje. Ndoshta ai nuk e di sa boshnjakë janë te zhdukur në kasaphanën serbe në Bosnje. Ndoshta ai nuk e din se çka polli nga propaganda serbe e cila është fajtore për krimet në territorin e Kroacisë, të Bosnjës e të Kosovës po aq sa vet vrasësit serbë që kryen krimet. Plot 15 vjet pas luftës vrasësit e vërtetë serbë shëtisin të pandëshkuar edhe në Serbi edhe në Bosnje edhe në Kosovë. Ata ende i mbron politika serbe siç i ka mbrojtur edhe deri tash. Lehtë mund të ketë folur Lajiq në selinë e KE-së nëse nuk ka dëgjuar për krimet serbe në Srebrenicë, në Sarajevë, në Bijeline, në Vukovar, në Prekaz, në Qyshk, në Reçak, në Krushë, në Izbicë apo në Gjakovë. Historia po përsëritet. Kjo nuk tingëllon ndryshe përveç se, si të jetosh me xhelatin. Mediet shqiptare vetëm ad hoc merren me propagandën serbe. Vetëm ata që dinë më shumë se një gjuhe dhe të cilët e kanë pasion informimin mund të kenë lexuar e parë gjithë propagandën vrastare të medieve informative serbe. Nuk ishte bombarduar rastësisht RTS-ja gjatë luftës.

Shiten gazetat e Beogradit

Një derë e mbyllur nga GJND-ja për Beogradin tashmë është zëvendësuar me një portë tjetër me nënshkrimin e raportit të Jeremiqit nga anëtari i KE-se D. Marti. U harruan edhe tifozët serb të futbollit çka bënë në Itali para pak muajsh. Evropa i mbylli sytë. Serbia nuk u dënua fare. Nëse Evropa donë vërtetë paqe, atëherë duhet të hap arkivat për të parë vërtetë se kush ka bërë krime. Zyrtar të caktuar evropian raportet e tyre edhe më tutje i marrin në hotelet e Beogradit, pa dalë fare në terren. Duket se kriminelet e akuzuar nga Haga mund të ngrenë e të pinë raki në mes të cilitdo metropol pa pasur frikë nga çfarëdo arrestimi. Ku mbeten Mlladiq e Haxhiq? Ndoshta ata janë duke ngritur ndonjë gotë me Jeremiqin. Persaonalizimi i krimeve që bëri Serbia në pjesën më të madhe të territorit të ish Jugosllavisë thuajse përfundoi me farsa gjykimesh maratonike individuale. Kështu u shmang dënimi kolektiv i Serbisë gjë që është dashur të behej pa asnjë dyshim. Jo një diplomat i vetëm ndërkombëtar, por e gjithë elita politike e botës demokratike e ka ditur se kush i ka bërë krimet në Kroaci, në Bosnje e në Kosovë.

Në trend

Më shumë
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave

Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave

Magazina
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re

Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re

Serbia
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë

"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin

Magazina
U përfol se ka qenë i martuar? Zbulohet e vërteta e Gjestit - bashkëjetesa e tij katër vjeçare me një vajzë të quajtur Diellza

U përfol se ka qenë i martuar? Zbulohet e vërteta e Gjestit - bashkëjetesa e tij katër vjeçare me një vajzë të quajtur Diellza

Magazina
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Kalo në kategori