LAJMI I FUNDIT:

Mbretëria e Bashkuar model për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm gjyqësor në Kosovë

Mbretëria e Bashkuar model për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm gjyqësor në Kosovë

Në vazhdën e vizitës së saj në Britaninë e Madhe, Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, sot është takuar me Kryesuesin e Këshillit për Shqiptimin e Dënimeve, gjykatësin, Colman Treasy.

Gjatë këtij takimi, Hoxha shprehu interesim për punën e këtij Këshilli, si dhe efikasitetin e udhëzuesit për shqiptimin e dënimeve i cili hartohet nga Këshilli si udhërrëfyes të cilin e shfrytëzojnë gjykatat gjatë shqiptimit të tyre.

Kryesuesi i Këshillit, njoftoi Ministren Hoxha për rëndësinë e këtyre udhëzuesve dhe suksesin që kanë treguar në praktikë për të mundësuar një konsistencë në vendimmarrje nga ana e gjyqësorit.


Hoxha, falënderoi Kryesuesin për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Këshillin, si dhe vlerësoi se konsistenca në vendimmarrje është qenësore për të rritur besueshmërinë e qytetarëve në sistemin gjyqësor, njëkohësisht për të garantuar trajtimin e barabartë të qytetarëve para ligjit.

Në takim, të dyja palët u dakorduan që të shikohen mundësitë e bashkëpunimit në këtë fushë, në mënyrë që sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës të përfitojë nga përvoja e gjatë e Mbretërisë së Bashkuar, për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm gjyqësor.

Ministrja Hoxha po qëndron në Londër me ftesë të Sekretares së Shtetit për Drejtësi të Britanisë së Madhe, Liz Truss./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori