Mbjellja e konflikteve
Qysh në embrion të themelimit të perandorive të mëdha që kanë bërë emër në historinë botërore dhe për të cilat flitet me entuziazëm ose me urrejtje për to, shikuar nga këndvështrimi i funksionimit të raporteve brenda tyre, hierarkive të kurdisura nga mbretër apo sulltan të kohës, më së paku duket të jetë shkruar se si janë ngjizur apo mbjellur, me apo pa vetëdije, farërat e konflikteve, të cilat më vonë me dobësimin e fuqisë dhe ndikimit ekspansionist, perandorive, u janë kthyer në një bumerang këto konflikte duke e përmbysur fillimisht progresin e tyre strategjik për ta kthyer kahen e zhvillimeve në dështime dhe zhbërje.
Në këtë kontest të evoluimit të ngjarjeve mund të vërehen dy gjëra që duken interesante nga aspekti i trajtimit jo vetëm politik- diplomatik , por edhe filozofiko – sociologjik dhe në planin ushtarak.
Fenomeni i parë që do të duhej të ishte i debatueshëm mbetet mbjellja e konflikteve nga ato peranadori të kohës në pika të ndryshme të globit brenda etnive të ndryshme qofshin ato përçarje të karakterit etnik-religjioz, territorial apo për dominim për t’i ruajtur dhe zhvilluar interesat ekonomike mbi bazën e shfrytëzimit të resurseve natyrore dhe humane.
Edhe pse për disa vende ende flitet me admirim se “pushtimi” atyre u ka sjell ndryshime pozitive dhe ka quar në transformimin e marrëdhënive ekonomike nga një formacion ekzistues në tjetrin nuk janë të njohura pasojat e shkaktuara nga krijimi i mentaliteteve të ndryshme psikologjike, formësimi i identiteteve kulturore deri të themelimi i shteteve të reja.
Ndarja e botës në dy sisteme të mëdha ideologjike ka bërë që të identifikohen rezultatet si në njërin kamp ashtu edhe tek tjetri sa i përket procesit të ngjizjes së konflikteve të brendshme, që disa prej tyre sot e kësaj dite mbeten pika të nxehta rajonale pas shpërbërjes së “perandorive” moderne siç ishte BRSS dhe Federata e ish-Jugosllavisë.
Kosova e shkëputur dhunshëm pas luftës së dytë botërore ishte dhe mbetet vendi ku për hir të realizimit të interesave të Serbisë iu ka nënshtruar një procesi të këmbimit territorial. Pas shkëputjes së parë nga Shqipëria, vendi ynë u nda sërish duke u bërë pjesë e projekteve politike- hegjemoniste serbe.
Korridori i Luginës së Preshevës ishte për periudhën e sundimit komunist një nyje e rëndësishme strategjike e lidhjes së Serbisë me shtetet në Rajon, si: Bullgaria dhe Greqia, ndërsa bashkangjitja e komunave të reja ish- Krahinës së Kosovës, si: Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani u bënë me qëllim të ekuilibrimit të numrit të banorëve serbë me ata shqiptarë në brezin gjeografik ku Serbia ka vazhdimësi territoriale dhe kishte kapacitete kushtetuese dhe ushtarake që t’iu krijonte siguri qytetarëve serbë dhe pa probleme t’i vendoste në krye të institucioneve dhe administratës komunale.
Deri më tani mendohet se ekzistojnë disa pyetje që ende nuk e kanë marr as gjysmën e përgjigjes, që pastaj do ta kishim më lehtë të hapet rruga për veprime politike dhe diplomatike për zbatim të strategjive të suksesshme dhe jo suksese në ndryshimin e tyre, me çka do të mund të konceptohej më lehtë çdo formë e dialogut dhe rezultatet e tij :
Se a është analizuar statusi i pozicionit gjeografik dhe ndikimet strategjike-ekonomike të Kosovës para se të kenë ndodhur këmbimet territoriale pas Luftës së Dytë Botërore ?
A ka dhe sa ka nevojë për këto këmbime territoriale dhe cili është interesi strategjik-ekonomik i Kosovës sot ?
Apo nuk ekziston nevoja që të shtrohet as njëri e as tjetri opsion, por Kosova duhet t’i ruaj kufijtë eksitues të garantuar me Kushtetutë dhe të merret vazhdimisht me menaxhimin e konflikteve të prodhuara nga segmente të ndryshme kriminale duke e mbajtur gjendjen tensionuese me Serbinë.
Sa është vlerësuar shkalla e rrezikshmërisë se Serbia mund ta kthejë veriun e vendit brenda kufijve të saj, ndërsa Kosova do të rrudhej edhe më shumë territorialisht.
A ka kuptim ekzistimi dhe funksionimi i shtetit të Kosovës po qese i zvogëlohet më pak se 20 për qind të territorit?
A mos është shndërruar gjendja në zonën e veriut të vendit në interes të grupeve të ngushta të qytetarëve serbo-shqiptarë të Kosovës ku pak kush e di se kush dhe sa përfitohet ekonomikisht nga kjo zonë e pakontrolluar nga mekanizmat e shtetit të Kosovës.
Prishtina zyrtare duhet të zbresë në rrafshin praktik të zgjidhjes së problemeve ekzistuese duke e njohur në thelb ngjizjen e konfliktit brenda saj që nga periudhat e më hershme, që dhe ta ndërtojë një vizion politik me perspektiv për të sotmen dhe të ardhmen e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës