LAJMI I FUNDIT:

Mbi 80 përqind e njerëzve nuk kanë parashtruar ankesa për cilësinë e shërbimeve deri te AP-ja

Mbi 80 përqind e njerëzve nuk kanë parashtruar ankesa për cilësinë e shërbimeve deri te AP-ja

Në tregun postar të Maqedonisë më shumë reklamacione vitin e kaluar janë dorëzuar për dërgesa të humbura postare, në të cilën bëjnë pjesë 93 për qind e numrit të përgjithshëm të reklamacioneve, ndërsa shumica nga ato pozitivisht të përfunduara janë për dërgesa të rekomanduara, informoi në seancën e sotme publike të Agjencisë për Posta (AP) drejtori Vllatko Atanasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbi 88 për qind e të anketuarve kanë thënë se asnjëherë nuk ka parashtruar reklamacion për cilësinë e shërbimeve deri te Agjencia për Posta si trup rregullator, ndërsa pothuajse pesë për qind e të anketuarve aspak nuk i kanë të qarta ose të njohura procedurat për reklamacion.

“Mbi 80 për qind vërejtën në faktin se presin që interneti dhe komunikimi përmes formave digjitale të cilët i ofron zhvillimi i teknologjisë ka potencial në tërësi t’i ndërrojnë shërbimet postare”, tha Atanasovski, duke potencuar se shërbimet postare vetëm do ta ndryshojnë formën dhe llojin por që nuk do të vihet në pikëpyetje ekzistimi i tyre.


Të ardhurat e përgjithshme nga shërbimet postare vitin e kaluar kanë qenë 2.033.836 denarë, ose 0,36 për qind nga BPV-ja e realizuar e përgjithshme në vitin 2014. Të ardhurat e përgjithshme tek të gjithë dhënësit e shërbimeve postare në vitin 2015 në krahasim me vitin 2014 janë zvogëluar për 7,9 për qind.

Punonjësit postarë marrin pjesë me 0,36 për qind në numrin e përgjithshëm të të punësuarve në Maqedoni. Bturo paga mesatare në këtë sektor të paguar në tetor të këtij viti është 31.784 denarë. /Telegrafi/