Mbi 1 milion e 200 mijë euro është vlera e mjeteve që ka shpërndarë Administrata Tatimore e Kosovës, nga muaji prill deri në shtator, për rimbursimin e rreth 80 mijë plikove me kuponë fiskalë, që qytetarët kanë dorëzuar në këtë institucion.
Në tremujorin e parë kur ka filluar projekti prill, maj, qershor) sipas të dhënave zyrtare, kanë qenë mbi 22 mijë pliko, që janë rimbursuar me mbi 340 mijë euro.
Kurse, në periudhën e dytë (korrik, gusht, shtator) mjete nga kuponët fiskal kanë përfituar mbi 54 mijë qytetarë në vlerë prej 910 mijë eurosh.
Ndërkaq, ende nuk është llogaritur vlera për tre mujorin e fundit të vitit të kaluar (tetor, nëntor dhe dhjetor), ku sipas zyrtarëve të administratës, është trefishuar interesimi i qytetarëve për mbledhjen dhe dorëzimin e kuponëve fiskalë.
Sami Salihu, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në Administratën Tatimore të Kosovës, (ATK) për Radion Evropa e Lirë, tregon se deri më tash, për tremujorin e fundit të vitit 2015, kanë aplikuar mbi 100 mijë persona, kurse pliko në administratë kanë dorëzuar rreth 86 mijë qytetarë.
Afati i fundit për dorëzimin e plikove është 31 janar.
“Për tremujorin e fundit, ATK-ja është duke verifikuar plikot. Deri më tani administrata ka arritur të verifikojë rreth 16 mijë pliko. Është duke vazhduar Komisioni për vlerësimin e tyre dhe pritet që së shpejti të fillojë me rimbursimin për qytetarët, të cilët kanë plotësuar kushtin për muajin tetor, nëntor, dhjetor të vitit 2015”, ka thënë Salihu.
Në muajin prill të vitit 2015, në Kosovë kishte hyrë në fuqi një udhëzim administrativ, i cili parasheh që për të gjithë konsumatorët, të cilët grumbullojnë kuponët fiskalë dhe si të tillë, i dërgojnë në Administratën Tatimore të Kosovës, do të aplikohet rimbursimi i vlerës së tatueshme të të gjithë kuponëve fiskalë në muajin pasues të çdo tremujori.
Për blerjet prej 250 deri në 500 euro, kthehen nga 10 euro prej Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), që kanë paguar.
Për blerjet prej 501 deri në 800 euro, kthehen nga 15 euro, dhe për blerjet mbi 800 euro do të kthehen nga 20 euro.
Disa qytetarë të Kosovës, pranojnë se me thirrjen e Administratës për grumbullimin e kuponëve dhe rimbursimin e tyre, vazhdimisht pas çdo shërbimi në çfarëdo biznesi afarist, kërkojnë kuponin fiskal.
Habib Maliqi është pensionsit, ai duke e quajtur të leverdishëm këtë projekt, tregon se ka pasur raste kur nuk ka pranuar të shërbehet në ndonjë biznes për shkak të mungesës së arkës fiskale që pamundëson edhe lëshimin e kuponëve fiskalë.
“Duke marrë parasysh numrin e shitoreve këtu në Prishtinë, që janë të organizuar mirë në biznes, janë të pajisura me arka fiskale dhe lëshojnë kuponin fiskal. Por, nëse nuk kanë mundësi bizneset të lëshojnë kuponin fiskal, unë i kthej produktet e marra”, tregon Maliqi.
Ky projekt ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për të kërkuar kuponin fiskal, si një formë e dhënies së kontributit të tyre në zhvillimin ekonomik, thotë Sami Salihu.
Ai, ndërkaq, shton se nuk ka ndonjë periudhë kohore se kur do të përfundojë projekti.
“Sa i përket arritjes së qëllimit, kjo po shihet edhe nga aplikimi nga qytetarët. Pasi në tremujorin e parë, kur ka filluar projekti, ka qenë një numër simbolik, por kjo po vjen vazhdimisht duke u rritur. Kështu që vetëdijesimi i qytetarëve është duke u rritur me një intensitet shumë të lartë”.
“Dhe, në anën tjetër, bizneset dita-ditës po fiskalizohen edhe më tepër, pasi konsumatori në një mënyrë po obligon bizneset që të marrin arkën fiskale, pasi një gjë e tillë kërkohet edhe me ligj”, thekson Salihu.
Sidoqoftë, ka vite që në Kosovë ka filluar procesi i fiskalizimit për bizneset, por deri më tash as gjysma e tyre nuk janë pajisur me mjetet elektronike fiskale.
Ky proces, shumë herë është kritikuar nga shoqatat e bizneseve dhe ekspertë të ekonomisë në Kosovë, siç thonë, për shkak të krijimit të një konkurrence jo të drejtë në treg. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inter City – Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Në muajin prill do të mbahet ngjarja më madhe e bizneseve në Sofje për të ridefinuar tregtinë E-commerce
SAMSUNG GALAXY S25: Shpejtësi, fuqi dhe saktësi – E disponueshme në Gjirafa50!
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Pesë arsye pse janari konsiderohet muaji më i “gjatë” i vitit
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij