LAJMI I FUNDIT:

Mbetet në fuqi paralajmërimi për pandemi të gripit A-H1N1

Mbetet në fuqi paralajmërimi për pandemi të gripit A-H1N1

Drejtorja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Çen, ka vendosur sot që paralajmërimi për pandemi të gripit A-H1N1, të mbetet në fuqi.

Vendimi u mor me rekomandimin e 15 ekspertëve të Komitetit të OBSH-së për raste urgjente, të cilët u dakorduan se periudha e pandemisë vazhdon, edhe pse duket se “intensiteti” i përhapjes është zvogëluar në shumë pjesë të botës, thuhet në deklaratën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Më herët, zëdhënësi i kësaj organizate, kishte tërhequr vërejtjen se, pa marrë parasysh nëse ka pandemi ose jo, është shumë i rëndësishëm vaksinimi kundër virusit A-H1N1, i cili edhe më tutje vazhdon t’i prekë fëmijët dhe shtatzënat.

Deri më tash, rreth 18 mijë njerëz në gjithë botën kanë humbur jetën nga ky virus, që ndryshe njihet edhe si Gripi i Derrave. /rel/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori