Në Prishtinë është duke u mbajtur tryeza e dialogut ndërfetar.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se ky moment i tryezës së dialogut ndërfetar në Prishtinë, që është i pari i këtij lloji në rajon, është një mundësi e veçantë për të reflektuar dhe për të bashkëpunuar mbi vlerat thelbësore të shoqërisë shqiptare: bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare.
“Në një periudhë kur bota po përballet me sfida të mëdha që kërcënojnë kohezionin shoqëror dhe paqen globale, modeli i harmonisë fetare shqiptare është një shembull i fuqishëm që tregon se si dialogu dhe mirëkuptimi mund të ndërtojnë ura dhe të forcojnë lidhjet mes njerëzve, pavarësisht dallimeve fetare dhe kulturore”, ka deklaruar Rama, transmeton Telegrafi.
Ai ka pohuar se paqja nuk është vetëm diçka për t’u pritur ose predikuar nga jashtë, por duhet të bëhet pjesë e jetës sonë dhe të rrezatojë në veprimet dhe ndërveprimet tona të përditshme.
“Qytetet tona janë pasqyrë e vetëdijes kolektive që kemi dhe vlerave që ngërthejmë. Nuk janë vetëm struktura betoni dhe çeliku, por pasqyrime të lidhjeve që ndërtojmë mes nesh dhe të asaj që duam të shohim për të ardhmen. Imagjinoni një qytet ku çdo rrugë, çdo ndërtesë dhe çdo shesh është dizajnuar për të pasqyruar këtë filozofi të paqes, ku hapësirat publike janë të hapura për të gjithë dhe inkurajojnë bashkëpunimin dhe mirësjelljen”, ka theksuar ai.
Rama shtoi tutje se “Ndërtesat gjithashtu nuk duhet të jenë thjesht struktura funksionale, por duhet të shërbejnë si mekanizma që forcojnë lidhjet tona”.
“Paqja, përveç se është një gjendje individuale, duhet të shfaqet edhe në hapësirat që krijojmë. Le të ndërtojmë “Parqe të Vëmendjes”, hapësira pa teknologji, ku njerëzit mund të përqendrohen dhe të ndihen të pranishëm në momentin e tanishëm, duke u lidhur me natyrën dhe njëri-tjetrin”, tha ai.
Rama pohon se në këtë drejtim “do të krijojmë “Laboratorët e Paqes” në shkolla, ku nxënësit do të mësojnë zgjidhjen e konflikteve dhe do të krijojnë projekte për ruajtjen e natyrës. Do të formojmë “Këshillat e Bashkëdizajnimit për qytetarët”, për t’i dhënë mundësi qytetarëve të kontribuojnë në zhvillimin e hapësirave publike. Po ashtu, nisma “Çka do të bënte dashuria?” do të bëjë që çdo punonjës i qytetit të pyesë veten çdo ditë se si mund të sjellë dashurinë dhe paqen në punën e tij”.
“Kështu, kur zgjedhim paqen dhe dashurinë mbi frikën dhe urrejtjen, jo vetëm që transformojmë vetveten, por gjithashtu krijojmë një qytet dhe një shoqëri që është model për të ardhmen. Prandaj, le të bashkëpunojmë për të krijuar një qytet ku të gjithë mund të lulëzojmë dhe të jemi, së bashku, paqja që rindërton botën”, tha ai.
Ai deklaroi se është falënderues për liderët fetarë që u mblodhën në tryezën e dialogut ndërfetar dhe që nënshkruan zotimin për të bashkëpunuar për të mirën e përbashkët të njerëzimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një limuzinë shpërthen në qendër të Moskës - besohet të jetë e Putinit

Përmbyten disa vendbanime, uji shkatërron shumë shtëpi - shiu nuk ka të ndalur në Bosnje

Dënohet kosovarja në Zvicër, ia kishte vjedhur 30.000 franga të moshuarës për të cilën kujdesej

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

"Kjo nuk është aspak e hijshme", Vedat Muriqi i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet tek Mallorca

Rrëshqet dheu në fshatin Leskovec të Prizrenit, evaukohen disa familje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata