Komisioni Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP), kundrejt nevojave të tregut të punës të Republikës së Kosovës, ka mbajtur takimin e dytë.
Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij theksoi domosdoshmërinë e bashkërendimit ndërinstitucional dhe me donatorët.
“Duke qenë se inicimi i arsimit dual është prioritet, duhet gjithsesi të përmirësojmë bashkërendimin në mënyrë që arsimi dual të ketë sukses. Duhet të arrijmë që t’i përgatisim nxënësit gjatë shkollimit dhe t’i vetëdijesojmë ndërmarrjet që investimi në zanat-marrës/nxënës është investim i duhur dhe largpamës”, tha ai.
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, foli për fushat që kanë identifikuar në të cilat duhet të përqendrohet reformimi i AAP-së: Qeverisja e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, e cila do të merret me përmirësimin e qeverisjes së AAP-së, në mënyrë që qeverisja të ketë qasje holistike dhe të funksionojë në mënyrë efektive dhe efikase, si dhe Inicimi i zbatimit të arsimit dual, me qëllim të zbatimit të arsimit dual, duke qenë që pilotimi duhet të fillojë në vitin shkollor 2022/2023.
Në takim u propozuan anëtarët e të dy task-forcave. Për task-forcën e parë Qeverisje funksionale e sistemit të AAP-së, u propozuan dhe u miratuan 15 anëtarë, ndërsa për task-forcën e dytë, Inicimi dhe implementimi i arsimit dual, u propozuan dhe u miratuan 22 anëtarë.
Fondacioni BESA prezantoi punën që ka bërë që nga 15 marsi, kur u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me MASHTI.
Zbatimi i sistemit dual, sipas këtij fondacioni, mund të nisë nga muaji shtator dhe shumica e kompanive në Kosovë pajtohen të investojnë në burime njerëzore, sepse është një strategji afatgjatë për secilën kompani dhe për ekonominë në Kosovë. Profilet e para do të jenë në industrinë e drurit, atë të metaleve, floktari, turizëm, hotelieri e kuzhinieri.
Ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari theksoi se duhet një analizë e mirëfilltë për nevojat e industrisë që sistemi i AAP-së të mund t’i përshtatet nevojave të tregut.
Këshilltarja e jashtme për AAP në MASHTI, Majlinda Rizvanolli-Bajraktari prezantoi hapat e radhës: fillimin e fushatës promovuese të MASHTI, e cila mbështetet nga GIZ, Fit For Jobs, si the BESA Foundation, fokusimin në pilotimin e profileve dhe finalizimin e koncept-dokumentit për ligjin mbi AAP deri në fund të vitit 2022.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime