Sikurse thuhet shumë shpesh, vullnetarizmi paraqet një resurs shumë të rëndësishëm dhe një tregues kuptimplotë të pjesëmarrjes dhe vetëdijes, si dhe të zhvillimit personal dhe social. Me fjalë të tjera, vullnetarizmi është një nga gurët më të rëndësishëm që e përbëjnë murin kompleks të qytetarisë aktive.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarëve 2013, gjatë kësaj fundjave BarCamp Prizren #7 mblodhi 84 musafirë në Hobbiton, të cilët patën rastin të njihen dhe të bashkëbisedojnë për së afërmi me tre folësit rreth të qenurit vullnetarë, të informoheshin rreth ndikimit të punës vullnetare, si dhe u theksua mbi domosdoshmërinë që shoqëria civile duhet të punojë intensivisht për t’i bindur vendimmarrësit, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qëndror, që të prodhojnë politike efektive për promovimin, njohjen dhe shpërblimin e punës vullnetare.
Blerim Azizi prezantoi Programin e Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara poashtu, foli për përfitimet e angazhimit të të rinjëve në punë vullnetare dhe mundësitë ku të rinjtë mund të angazhohen në punë vullnetare në Kosovë, duke cekur edhe skemën Online për vullnetarizëm të UNV-së.
Kryetari i Këshillit për Veprim Rinor – Prizren dhe njëherit udhëheqësi i Qendrës Rinore të Prizrenit Leotrim Gërmizaj foli rreth pjesëmarrjes së akterëve rinor, gatishmërisë për shtytje të aplikimit dhe zbatimit të dispozitave ligjore të cilat mundësojnë ta rregullojnë vullnetarizmin dhe organizimin e punës vullnetare tek të rinjtë.
Ndërkaq pionieri i vullnetarizmit në Prizren dhe themeluesi i Qendrës së parë Rinore në Kosovë, z. Bariu Zenelaj fjalimin e tij e filloi duke theksuar se rinia është një vlerë, një aset shumë i çmuar i kësaj shoqërie. Zenelaj foli se sa ne si shoqëri jemi duke punuar që këtë pasuri kombëtare ta vendosim në drejtim të dëshiruar!? Ai tha se në Kosovë nuk është punuar sa duhet në mënyrë që kjo vlerë e shoqërisë kosovare, të institucionalizohet dhe të rregullohet në aspektin ligjor, edhe pse ka disa lëvizje simbolike, por edhe nësë është nxjerrë ndonjë akt ligjor, ato do të duhej mbikëqyrë nëse janë duke u zbatuar, duhet krijuar mekanizma relevant të cilët këto akte ligjore i bëjnë të zbatueshëm, e sidomos vullnetarizmin tek mosha rinore.
E në fund u prezantua edhe projekti të cilën është duke e implementuar OJQ THY "Edukohu Online për HIV/AIDS" (http://prezi.com/nmlepdbfjwun/edukohu-online-per-hivaids/) e cila mbështetet nga MKRS-ja. Edukohu.org synon të ofroj mësime nga distanca (e-training), informata të ndryshme dhe një hapësirë ku të rinjtë mund të mësojnë në mënyrë interaktive rreth virusit HIV/AIDS dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST). Gjithashtu u fol edhe rreth lojës (tetëkahores) së dizajnuar.
Pjesëmarrësit patën rastin të marrin materiale promovuese të organizatave e projekteve e në fund të shoqërimi dhe bashkëbisedim të formës informale në një koktej rasti.
Organizatorët e BarCamp Prizren falenderojnë mbështetësit e këtij edicioni: projektin SMILE të UNDP-së, UNV, IPKO Foundation dhe MKRS.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!

Ç’është socializmi?

DY VAJZAT E MIA
Vepra e Banksyt tërheq vizitorësh në muzeun gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët