LAJMI I FUNDIT:

Mazda CX-5 dhe Mazda6 me performanca mahnitëse

Mazda CX-5 dhe Mazda6 me performanca mahnitëse

Mazda ka njoftuar se në pranverën që vjen, në panairin e automjeteve në Gjenevë, do t’i prezantojë produktet evropiane të modeleve të ‘freskuara’ së fundmi, CX-5 dhe Mazda6.

Tash për tash nuk ka detaje më të konkretizuara, por bëhet e ditur se këto do të jenë automjetet e para të prodhuesit japonez që do të përmbajnë drita të përparme ‘Adaptive LED’ (ALH), qëllimi i të cilave është që të pengojë dritat e automjeteve që vijnë në kah të kundërt për të mos i rënë në sy shoferit, transmeton Telegrafi.

Për siguri më të madhe do të përkujdesen sistemet, si Rear Cross Traffic Alert, sistemet për mbikëqyrjen e vëmendjes së vozitësit, e kështu me radhë.


Njëherësh, është përpunuar sistemi Smart City Brake, si dhe tempomati aktiv, (MRCC).

Mazda6 në versionin karvan, me motor 2.2 l SkyAcitv-D, do të ofrohet me sistem të ri me tërheqje me të katër rrotat.

Ndërsa CX-5 në disa tregje do të jetë në dispozicion me motor me benzinë 2.5 l SkyActiv-G dhe sistem i-Eloop për frenim të rigjeneruar dhe sistemin Drive Selection. /Telegrafi/