LAJMI I FUNDIT:

Masteromania

“Shenjat e degjenerimit (shkatërrimit) të një populli… kuptohen mu atëherë kur shtohet numri i lexuesve pasivë, ndërsa pakësohet numri i dijetarëve…”!

1. Arsimi i degraduar s’mund t’u shërbejë interesave kombëtare

Duke u nisur nga proceset zhvillimore aktuale dhe dinamikën që duhet ta ketë natyrshëm në koherencë një shoqëri tipike normale bashkëkohore, edukimi dhe arsimimi – si adresa e agjentë të rëndësishëm socializues, e padyshim edhe të nevojshëm për një emancipim të gjithëmbarshëm shoqërorë – do të ishte krejt normale sikur të zënin vend prioritar në agjendat Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës dhe zbatuesit të saj Universitetit të Prishtinës. Por, a është kështu në realitet, le të mbetet kjo çështje për një elaborim tjetër më të thukët në analizat e radhës.

Ajo çka në këtë rast neve na intereson më shumë ka të bëjë me fillet e një dukurie (do të thosha deri-diku edhe me elemente patologjike!) që rrezikon seriozisht të shndërrohet edhe në një mani detyruese, e besa edhe kohëve të fundit histerike (!), për të grabitur sa më shumë grada të masterit në Universitetin e Prishtinës, thuajse ky institucion i rëndësisë kombëtare e ka të vetmin prioritet madhor në këtë fazë të emancipimit tonë shoqëror këtë çështje.


E themi kështu edhe për shkak se do të ishte krejt normale sikur standardet dhe kriteret e studiuara më parë për mundësinë e studimit të nevojave të njëmendta, pra bashkëkohor, të zbatoheshin në gjitha nivelet e edukimit dhe arsimimit. Por, në momentin kur ky proces i gradimeve bëhet në mënyrë të pa organizuar, të pa sistemuar, pra të pa analizuar dhe detajuar sa duhet – si synimet reale të shoqërisë ashtu edhe ato të institucioneve që kanë nevojë për këto nivele, të cilat do të duhej të ishin në shërbim ekskluziv të ngritjes së cilësisë së punës dhe përgjithësi mirëqenies së vendit – atëherë ai përdoret si një mjet ideal për të blerë qetësinë sociale që po kërcënohet për çdo ditë nga hendeku i pabarazive nga më të ndryshmet.

E ajo çka është edhe më e keqe, shteti ynë në vend që menaxhojë cilësinë dhe të vendosë balance, ekuilibra të duhur matës lidhur me nevojat dhe kërkesat e shoqërisë për plotësuar kriteret e integrimeve që na presin te pragu i derës, ai duke shfrytëzuar autoritetin e tij këtë dukuri po e (keq)përdorë si mjet të fuqishëm për të zgjeruar ndikimin dhe njëkohësisht për të bë biznes profitabil! Kjo qasje padyshim është në drejtim të gabuar dhe duhet sa më parë ta ndryshojë kursin në këtë sferë.

I gjithë ku synim nuk do të duhej të realizohet ad hoc, por si rezultat i një procesi të polarizimit social (social polarisation) që pa mëdyshje do të prodhonte edhe efektet e një segregacion shoqëror që si rrjedhojë mandej do të kishte diferencat që do të pasonin në të ardhura, zotërime pronësore, të drejta etj. Pra, jo vetëm një rritje të numrit të njerëzve kompetent si na maje ashtu edhe në fund të grupeve profesionale, por njëkohësisht edhe një tkurrje të numrit të pjesëtarëve të shtresës së mesme dhe zgjerim të hendekut të të ardhurave shtresës më të ulët dhe asaj të më lartë të shoqërisë.

Por, duket që arsimi ynë është shndërruar më tepër në një instrument konservatorizmi për të kultivuar, ruajtur dhe riprodhuar privilegjet dhe domenet e sferës së fuqisë politike, pra atusë që në fakt mundëson jo vetëm benificione dhe përfitime materiale por edhe sosh ideologjike. Në këtë kontekst do të ishte e nevojshme të organizohet një studim empirik i cili do të gjurmonte edhe më thellë korrelacionet që eventualisht arsimi i ushtron me institucionet tjera shoqërore si familja, ndërmarrjet, shoqëria civile, mediat etj.

2. Djallëzia hipotetike e shtetit ideologjik në sferën e arsimit

Pse hipotetike, dikush do të pyes? Faktet empirike të një studimi të organizuar në Departamentin e Sociologjisë, vitin e kaluar nga një grup studentësh me akterët akademikë (studentë, profesorë, administratorë) dhe qytetarë ka rezultuar që adresojnë konstatimin e mësipërm, i cili kujtoj që duhet orientuar edhe në disa pista tjera shtesë dhe logjike që dalin si rrjedhojë e status quos sociale në edukimin dhe shkollim e lartë në Kosovë:

Njëra, padyshim ka të bëjë pa mëdyshje me çështjen e blerjes së qetësisë së mundshme sociale nga ana e politikës gjatë gjithë periudhës së pasluftës, ku pikërisht Universiteti i Prishtinës ishte bërë arenë e ballafaqimeve dhe thyerjes së shtizave midis dy rivalëve apo oponentëve kryesor politikë në Kosovë, pra LDK-së dhe PDK-së. Tjetra, shumica e bindjeve të stafit akademik dhe sidomos studentëve adresohet tek “shpërblesat” ndaj militantëve politikë , të cilët duke qenë “ kontribuues” aktiv të procesit të politizimit të kësaj sfere tejet të ndjeshme shoqërore regjistroheshin në bachelor dhe sidomos tani në master!

Pista e tretë logjike, ka të bëjë me ruajtjen e këtij monopoli në sferën e arsimit dhe edukimit me çdo kusht në formë të riprodhimit të kuadrove për nevojat partiake dhe ideologjike. Djallëzia e shtetit ideologjik duket që fshihet edhe tek dukuria e procesit të hiperproduksionit, apo tepricës së “kualifikuar” që në fazat e ardhshme emancipuese të shoqërisë kosovare shumë lehtë pritet të mund të sjellë edhe pakënaqësi të llojit social, ngase trendi i pabarazive apo më mirë me thënë hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është duke u shtuar gjithnjë e më shumë
3. Shpjegimi sociologjik i fenomenit të masteromanisë

Praktika sociologjike dhe indikatorët social (që në fakt dallojnë nga ata akademik) në shpjegimin më të gjerë do të nënkuptonin ushtrimin e ndikimit apo fuqizimit të arsimit në shoqëri dhe anasjelltas, që në fakt mendoj se është një projekt shumë i rëndësishëm (sidomos në periudhën e një procesi të identifikuar si tranzicion), edhe për arsye se ankorimi i sistemit të ri arsimor gjithnjë sjellë pasoja dhe reperkusione shumëdimensionale e herë-herë edhe sosh negative që për rezultat mund të kenë degradim të procesit arsimor dhe të fuqizimit të kësaj afere në jetën e përditshme dhe përgjithësi në shoqërinë e re.

Në anën tjetër, arsimi si fenomen shoqëror determinon apo të paktën do të duhej të determinojë trendët e emancipimit ekonomik, politik, social e sidomos ata kulturor të një shoqërie. Sepse, është dëshmuar që bashkësitë dhe shtetet të cilat ishin efikase, sidomos në procesin e bartjes së inovacioneve teknologjike, në jetën dhe kulturën empirike gjithnjë kanë qenë shumë më të avancuara dhe definitivisht lider në pushtimin e hapësirave të reja shkencore.

Pra, aspektet e lëndës së sociologjisë së arsimit duhet të kenë patjetër edhe dimensionin e vlerave që ai ushtron apo të paktën duhet të ushtrojë mbi një shoqëri të caktuar, e që ky dimension nuk guxon të mbështetet në paradigmat margjinale dhe të kontestuara edhe në shoqëritë prej nga vijnë, siç po ndodhë aktualisht në Kosovë. Por, në atë që dosido kanë dëshmuar me argumente të forta si qëndrueshmërinë ashtu edhe mjaftushmërinë për t’i përmbushur kërkesat e kohës dhe përgjithësisht shoqërisë e ambientit social ku ato ankorohen.

4. Investimet në arsim, investim kapital

Sot në botën e kompjuterizimit, pra një revolucioni tejet të rëndësishëm teknologjik, arsimimi i tipit kualitativ që mundëson kyçje dhe mundësi të lartë informative në trendët globale, në fakt do të duhej të ishte një ndër preokupimet më të rëndësishme në gjitha domenet e jetës shoqërore në Kosovë.

Kuptohet që ky lloj arsimimi s’fitohet vetëm me shkollimin e lartë universitar, pra marrjen e një diplome formale që edhe ashtu është vetëm një hallkë nismëtare e procesit të arsimit të gjithëmbarshëm, por me një përkushtim permanent apo mësim që zgjatë gjatë gjithë jetës (Life Long Learning).

Përvojat botërore kanë dëshmuar që Universiteti dhe shkenca janë themelet e çdo shteti dhe shoqërie në botën bashkëkohore. Këto përvoja gjithashtu na tregojnë se vendet dhe shtetet që nga buxhetet e tyre nacionale kanë ndarë më shumë për arsimimin dhe edukimin brezave të rinj, kanë arritur të kooptohen shumë më lehtë në rrjedhat globale ekonomike, sociale, politike, etj.

Strategjia e investimit në dijen shkencore, pra në gjeneratat e reja siç jemi një shoqëri me përplot elan dhe paradispozitën e moshës, së bashku me aftësinë akomoduese për t’i absorbuar të arriturat shkencore të tjerëve, na bënë që të përgatitemi dhe të bëjmë plane afatgjata për këtë sferë tejet të rëndësishme shoqërore.

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori