LAJMI I FUNDIT:

Mashtrojnë motrën për 150 mije euro

Mashtrojnë motrën për 150 mije euro

Një 53-vjeçar dhe bashkëshortja e tij janë denoncuar për mashtrim nga e motra, e cila i akuzon për vjedhjen e një shume prej 150 mijë eurosh, të siguracionit të jetës së djalit të 59-vjeçares, i vdekur në vitin 2006.

Ngjarja e pazakontë është regjistruar në Pogradec, ku ka nisur edhe ndjekja penale në gjendje të lirë ndaj 53-vjecarit Safet Rapçe dhe bashkeshortes së tij M.Rapçe, 52-vjece.

Burime të policisë bëjnë të ditur se 59-vjecarja me iniciale S.B, banore e fshatit Verdovë të Pogradecit, ka kryer një denoncim, ku akuzonte vëllain e saj dhe bashkëshorten e tij, se i kanë vjedhur shumën prej 150 mijë euro nëpërmjet mashtrimit, një akuzë që mësohet se është pranuar nga çifti, i cili tashmë refuzon të tregojë se ku ndodhen paratë.

Mësohet se çifti Rapçe, banues në Pogradec ishin marrë me procedurat e përfitimit të siguracionit të jetës të djalit të 59-vjeçares, i cili kishte ndërruar jetë në një aksident rrugor në vitin 2006 në shtetin grek.


Ata akuzohen se kanë falsifikuar dokumentat duke deklaruar në të përfitimin e një shume prej vetëm 21 mijë eurosh, ndërkohë që kanë mbajtur të fshehur 150 mije euro, raportoi News 24.

59-vjecarja S.B ka mësuar nëpërmjet të afërmve mashtrimin e vëllait të saj, duke zbuluar se ajo ishte në fakt përfituese e 171 mijë eurove nga shteti grek, pas vdekjes së djalit të saj. Mësohet se tashmë po hetohet edhe për të zbuluar rrugën që ka ndjekur çifti në falsifikimin e dokumentacionit./Telegrafi/