LAJMI I FUNDIT:

Masakra e Durrësit, ende asnjë i dënuar

Masakra e Durrësit, ende asnjë i dënuar

Kater oficerë të repartit special humbën jetën më 7 gusht 2009 gjatë arrestimit të Dritan Dajtit, i cili akuzohet për krime të rënda.

Dy vjet pas masakrës së Durrësit, Dritan Dajti është në qeli, në përballje me drejtësinë e cila nga ana e saj, ende nuk ka dhënë vendimin për masën ndëshkimore ndaj tij.

Dritan Dajti pranoi autorësinë e tij për vrasjen e policëve dhe tha para drejtësisë se “policët iu dukën si grabitës dhe nuk kishin të veshur jelekë policie, gje e cila u hodh posht nga grupi hetimor”,raportoi Ora News.

Familjarët e viktimave kanë kërkuar dënimin maksimal ndaj tij por Gjykata e Krimeve të Rënda nuk e ka dhënë ende vendimin e saj./Telegrafi