Marti Martinoviç
Dik Marti + Gjorgje Martinoviç = Marti Martinoviç
Pas viteve të ’80-ta Serbia kishte intensifikuar dhunën shtetërore në Kosovë. Shumë serbë ishin instrumentalizuar për t’i justifikuar reprezaljet kundër shqiptarëve. Shembulli më banal i këtij skenari propagandistik ishte Gjorgje Martinoviç, një bujk serb 56 vjeçar, i cili më 1 maj të vitit 1985 ia kishte futur vetes shishen në anus për ta paraqitur rastin si akt poshtërues të shqiptarëve. Martinoviçit i ishte thyer shishja në anus. Meqë i kishte shkaktuar plagë shumë të rënda, iu deshtë intervenimi kirurgjik në urgjencën e spitalit në Prishtinë.
Atëherë Martinoviçi kishte thënë se duke punuar në arë ishte sulmuar nga dy shqiptarë të maskuar, të cilët kinse e kishin lidhur dhe më pas kishin ushtruar dhunë barbare mbi të, me qëllim që ta detyronin të shpërngulej e t’ia merrnin tokën. Më pas u verifikua se ai kishte qenë homoseksual dhe në ekstazën e vetëkënaqësisë kishte humbur kontrollin. Ministri i atëhershëm jugosllav, slloveni Stane Dollanc në deklaratën zyrtare për këtë rast ishte shprehur: “Çështja Gjorgje Martinoviçit u mbyll. Policët e mi kanë provuar se dëmtimi ishte i vetëshkatuar dhe se nuk ka asnjë adresim ligjor te persona të tjerë. Gjorgje është i pari samuraj serb, i cili bëri hara-kiri”. Kjo ishte ‘historia’ e Martit serb.
Që nga ajo kohë kanë kaluar 25 vjet. Megjithatë fushata antishqiptare e Serbisë nuk ka reshtur dot. Kanë ndryshuar shumë gjëra rreth Kosovës, por nuk ka ndryshuar aspak qasja serbe dhe metodologjia e veprimit ndaj saj. Bën çmos për ta penguar rrugëtimin e Kosovës drejt njohjeve dhe integrimeve euroatlantike. Mirëpo në Hagë morën shkelmin e fundit ndërkombëtar. Diplomacia serbe pësoi fiasko. Kosova mori legjitimitetin e pranuar botërisht. Mu për këtë, Serbisë i duhej ndonjë situatë e improvizuar në prag të bisedimeve të paralajmëruara për ta prishur imazhin e Kosovës dhe për ta përforcuar pozicionin e saj.
Për të provuar sërish me martinoviçët e saj, e dinte se me gjëra të tilla më nuk ndez. Prandaj iu deshtë të kërkojnë ndonjë ‘mart’ gjetiu. Dhe sa herë ka pasur nevojë Serbia për njerëz të tillë i ka gjetur diku.
Dik Marti zviceran i njohur dhe i dëshmuar për qëndrimet e tij antishqiptare u shndërrua në mashë serbe. Sipas tij me urdhër të prijësve të UÇK-së, serbëve të zënë robër u janë hequr organet nga trupi për t’u shitur më pas për transplantim. Kjo paska pas ndodhur kinse në një shtëpi shumë të vjetër në Shqipëri; gjë që është absurd jo vetëm etik, por edhe teknik. Qëllimi ishte shumë i qartë. Të defokusohet opinioni botëror nga masakrat dhe dëmet serbe të luftës (për reparacionin), të përligjen në njëfarë mënyre të gjitha të bëmat e saj – mbase shqiptarët paskan qenë aq të këqij sa i kanë merituar. Dhe rrjedhimisht tani shqiptarët e Kosovës për pasojë s’meritojnë asgjë (as liberalizimin e vizave), as njohje të pavarësisë dhe si të egër e barbarë duhet të izolohen në Evropë. Me këto akuza stigmatizohet shteti shqiptar dhe ç’është më e keqja UÇK-ja dhe historia kombëtare. Kjo shkurtimisht është logjika ose filozofia serbe e mishëruar në Dik Martin zviceran.
Në mungesë të provave kjo çështje e ngritur në librin e Karla Del Pontes është mbyllur nga gjykata e Hagës. Edhe EULEX-i duke mos pasur fakte nuk i ka filluar fare hetimet, ndërsa i çuditur nga këto spekulime më dy mars të këtij viti, shefi i diplomacisë franceze Bernard Kushner pyetjes së një gazetari serb për të ashtuquajturën ‘shtëpi e verdhë’ iu përgjigj me qeshje duke i thënë: ‘Mos je i çmendur?!’.
Mu për këtë, Dik Marti më ngjan shumë me Gjorgje Martinoviçin, jo vetëm në shkurtesën e mbiemrit të tij, por edhe në veprime. Duke hyrë në orkestrinën serbe në moment kyç, ai e shpifi këtë akuzë diabolike vetëm sa për ta dëmtuar Kosovën, duke mos pasur parasysh faktin se mund ta pësojë vetë, sepse i mungojnë faktet. Rrjedhimisht fundi i kësaj ‘storie’ do të ishte përballja e tij me drejtësinë ndërkombëtare. Pra kësaj radhe Dik Marti ia futi vetes. Gjersa Marti serb për interesat e Serbisë bëri harakiri me shishe, Marti zviceran ka bërë harakiri diplomatik, duke e degraduar skajshmërisht personalitetin e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës